Duma për bashkëpunimin me PL: Meta ka asete

E ftuar në studio, deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, ka komentuar situatën politike në vend, ku tha se sheh përpara një sezon të suksesshëm politik.

Në lidhje me bashkëpunimin me Partinë e Lirisë, Duma tha se Partinë e Lirisë është një vlerë e shtuar dhe një fuqi opozitare e konsiderueshme.

“Pozita e opozitës mbetet që pavarësisht ngjyrave të ndryshme, e gjitha është në opozitë secili në regjistrin e vet. Në grupin e PD, të gjithe grupin parlamentar ka aksion, lëvizje dhe herë pas here bashkërendim, që pres të ndodhë edhe për hartën territoriale. Këto janë ngjarje të mëdha për të cilat ne do të vijojmë betejën.

Ngjyrimet opozita i ka me të gjitha regjistrat por shoh një sezon të suksesshëm politik.