Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Erdogan, thirrje Putinit të kthejë territoret e pushtuara

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar Vladimir Putinit, të tërheqë ushtrinë nga zonat e pushtuara në Krime, siç pohoi ai vetë në një intervistë për mediat amerikane.

Rexhep Taip Erdogan, President i Turqisë: Për të arritur një marrëveshje për rikthimin e paqes në Ukrainë, sigurisht që rikthimi i tokave të pushtuara është shumë i rëndësishëm. I kemi kërkuar të rikthejë edhe Krimenë tek pronarët e ligjshëm.

Kërkesën, Erdogan ia bëri Putinit në samitin e Uzbekistanit zhvilluar javën e kaluar mes vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Kreu i shtetit turk, që gjatë krizës ukrainase ka marrë rolin e ndërmjetësuesit mes Putinit dhe aleatëve perëndimorë tha se Putin ka hedhur hapa konkretë në këtë drejtim.

Se cilët janë hapat konkretë, këtë Erdogan nuk e sqaroi, por në terren ndodh e kundërta. Në parlamentin rus jo vetëm që nuk diskutohet tërheqja, por deputetë të partive të ndryshme propozojnë që në rajonet e pushtuara si Luhansku e Donjecku, të ndiqet modeli i Krimesë që u aneksua në 2014-ën.

Ndërsa krerët e administratës së vendosur nga pushtimi rus në Herson i bënë thirrje Kremlinit të ndihmojë në mbajtjen e një referendumi që rajoni t’i bashkëngjitet shumë shpejt Federatës Ruse.

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...

Panariti: Mbështetja për bujqësinë, shumë më pak se Kosova e Maqedonia e Veriut

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se mbështetja në bujqësi në vendin tonë është shumë herë më e ulët se në...