Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Gjukanoviç refuzon kandidatin për kryeministër

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka refuzuar që të mandatojë Miodrag Lekiçc si kandidat për kryeministër. Në letrën drejtuar kryetares së Parlamentit, ai shprehet se nuk mund të pranojë propozimin që Lekiç të jetë mandatar për formimin e qeverisë së re.

Sipas presidentit Malazez kjo lidhet me faktin se nuk janë plotësuar kushtet e nevojshme. Presidenti i Malit të Zi në letrën e tij beson se zgjidhja mund të vijë me krijimin e një qeverie solide dhe kjo realizohet vetëm nëse vendi shkon në zgjedhje të reja. Për këtë arsye ai ka propozuar shpërndarjen e Parlamentit.

Të hënën, Fronti Demokratik pro-serb, Demokratët dhe URA e kryeministrit ne largim Dritan Abazoviç, ranë dakord që Miodrag Lekiç të mandohet si kryeministër, por nuk i dorëzuan nënshkrimet e 41 deputetëve të tyre në parlamentin 81 vendesh.

Mali i Zi është me qeveri teknike që nga muaji gusht kur parlamenti miratoi një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Dritan Abazoviç, pak pasi ai nënshkroi një marrëveshje të diskutueshme me Kishën Ortodokse Serbe.

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...