Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Grubi: Pensionet do të rriten këtë muaj, marzha e produkteve bazë do të jetë e ngrirë deri më fund të dhjetorit

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi ka publikuar disa nga vendimet që Qeveria i miratoi në seancën e 89-të e cila u zhvillua sot.

Grubi nëpërmes një statusi mes tjerash ka dhënë një lajm të mirë për pensionistët, kategori e cila sipas zëvendëskryeministrit të parë, në fund të këtij muaji do të fillojnë të marrin pensionin e tyre me rritje prej 6.8 %, raporton indeks.mk

Ai ka shkruar gjithashtu se marzha tregtare e produkteve themelore të ushqimit të vazhdojë të jetë e ngrirë edhe për tre muajt e ardhshëm, konkretisht deri më 31 dhjetorë.

Njoftimi i plotë:

Në seancën e 83-të të Qeverisë miratuam këto vendime të rëndësishme:

👉në fund të këtij muaji, pensionistët do të fillojnë të marrin pensionin e tyre me rritje prej 6.8 % ;

👉marzha tregtare e produkteve themelore të ushqimit të vazhdojë të jetë e ngrirë edhe për tre muajt e ardhshëm, deri më 31 Dhjetor të këtij viti në tregtinë me shumicë dhe pakicë;

👉dërguam në procedurë parlmentare tekstin e Propozim ligjit për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve,me të cilin do të mundësohet rritje e pagave për kategorinë e ofruesve të shërbimeve në kopshtet për fëmijë për 15 %, si dhe përcaktohet që lartësia e pagës së tyre minimale të mos jetë më e vogël se 57 % e pagës mesatare;

👉miratuam tekstin e propozim ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë për partneritet financiar mes vendit tonë dhe Komisionit Europian për IPA III, si dhe Informacionin për Marrëveshjen sektoriale me Komisionin Europian që definon mënyrën e realizimit të ndihmës financiare në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural përmes programit IPARD III;

👉shqyrtuam dhe miratuam Informacionin për nënshkrimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit mes Qeverisë dhe komunave të vendit në sferën e diasporës.

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...

Panariti: Mbështetja për bujqësinë, shumë më pak se Kosova e Maqedonia e Veriut

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se mbështetja në bujqësi në vendin tonë është shumë herë më e ulët se në...