Kërkoi debat me Kovaçevskin, Bytyqi ka një porosi për Mivkoskin

Zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka reaguar në lidhje me kërkesën e kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i cili tha se ka...

Bilall Kasami harxhon 260.000€ për vetura, kërkon shkollat të mbyllen

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami do të harxhojë 260.000 euro për të blerë vetura të cilat do jenë në shërbim të tij.

Gjatë emisionit 200 në Alsat, moderatorja ia përmendi Kasamit se ku do i harxhojnë 260 mijë euro dhe për çfarë vetura bëhet fjalë, derisa kreu i komunës së Tetovës u mundua të arsyetohet por nuk ia arriti që të del nga situata dhe të sqarojë se për çfarë vetura bëhet fjalë.

Deklaratat në vazhdim:

https://fb.watch/fGuQJJFWqn/

Ndryshe, në anën tjetër i pyetur për kërkesën që ka të bëjë me 9 shkollat e Pollogot të cilat kërkojnë që të mbyllen gjatë dimrit, ai tha se në vazhdën e politikave për kursim të energjisë elektrike kanë kërkuar nga Qeveria, konkretisht nga Ministria e Arsimit që t’i rishqyrtojnë organizimin e vitit shkollor.

“Ne kemi parashtruar kërkesë deri tek Ministria e Arsimit që në periudhën e dimrit, të zgjatet periudha e pushimit dimëror, por viti shkollor të vazhdojë deri në qershor, ndërsa të fillojë jo në shtator, por më herët dikund nga 15 gushti”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Ai shtoi se këtë iniciativë e kanë përkrahur të gjithë kryetarët e komunave të Pollogut, pasi që kjo kërkesë ka qëllim të vetëm krijimin e kushteve optimale për mësim dhënie dhe mësim marrje, në kohë të krizës energjetike.

Latest Posts

Familja ka identifikuar trupin e pajetë të 22-vjeçarit nga Kumanova, do të bëhet edhe autopsia

Pas gjetjes së një trupi të pajetë mëngjesin e sotëm rreth orës 10:40 në ujërat e lumit Vardar në afërsi të kazermës Erebino, familjarët...

Kërkoi debat me Kovaçevskin, Bytyqi ka një porosi për Mivkoskin

Zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka reaguar në lidhje me kërkesën e kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i cili tha se ka...

Maksuti: Në rrjedhat e lumit Vardar, në afërsi të “Erebinës” është gjetur trupi të cilin ne e kërkonim disa ditë

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, në prononcim para mediumeve ka theksuar se është gjetur trupi të cilin ne e...

Grubi: “Ngushëllime të sinqerta familjes Ramadani, ndajmë dhimbjen me ta!”

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Ramadani e cila në një fatkeqësi humbi të birin, Erdanin. Duke shpërndarë një...