Kërkohet largimi i Mickoskit si lider i VMROsë: Është shpenzuar politikisht

Hristijan Mickoski është shpenzuar politikisht dhe duhet të largohet nga pozita e liderit në VMRO-DPME, deklaroi anëtari i partisë dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme Oliver Andonov, i cili sot në konferencë për shtyp para selisë së partisë e paralajmëroi fillimin e punës së Fraksionit për demokratizim dhe riorganizim, gjegjësisht rivitalizimin e VMRO-DPMNE-së.

“Konferenca e sotme për shtyp është me temë të vetme – thirrje publike dhe të hapur për Mickoskin që të japë dorëheqje nga pozita e tij kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe ta hapë në këtë mënyrë rrugën që të bëhen ndryshime të nevojshme demokratike në VMRO-DPMNE dhe partia e cila në fillimet e krijimit të saj në vitet e 90-ta ishte simbol i demokracisë maqedonase, sërish të kthehet në piedestal si një parti normale demokratike, e jo si simbol i dekadencës politike”, tha Andonov.

Qëllimi kryesor politik i fraksionit, përveç dorëheqjes së Mickoskit, i cili, siç tha ai, është i shpenzuar politikisht, është edhe një thirrje për anëtarësinë që të organizojë zgjedhje për kryetar të ri të partisë.

Sipas Andonovit, fraksioni mbështetet nga veteranë, themelues të VMRO-DPMNE-së, anëtarë të thjeshtë, ish-funksionarë të partisë, por edhe nga njerëzit në kryesinë aktuale.

“Kur them i shpenzuar, është shpenzuar politikisht, sepse nëse kthehemi pesë vjet më parë, më thoni një gjë që e ka bërë Mickoski, diçka me të cilën VMRO-DPMNE mund të krenohet, se ka marrë pjesë në ndonjë proces ose ka mbrojtur ndonjë interes kombëtar në Maqedoni. . Njësoj mendojmë edhe unë dhe njerëzit që jemi këtu, ndoshta edhe shumë të tjerë që janë brenda partisë, por për shkak se nuk duan që Mickoski t’u futet në qafë, gjegjësisht t’i maltretojë, nuk dolën sot me ne, mbetën të fshehur” tha Andonov.

Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për strukturë paralele, por se do të veprojnë brenda partisë si fraksion.

“Po e përmend, nuk bëhet fjalë për strukturë paralele në VMRO-DPMNE, nuk bëhet fjalë për parti të re politike, nuk bëhet fjalë për strukturë të re politike në kuptimin e paralelizmit, por për anëtarë të VMRO-DPMNE-së, të cilët vazhdojnë të ftoj anëtarët e tjerë të partisë që të veprojnë si fraksion politik brenda partisë me një qëllim të vetëm – demokratizimin dhe rivitalizimin e partisë, hapi i parë i të cilit është dorëheqja e Mickoskit”, theksoi Andonov.

I pyetur për atë se nga sa anëtarë të partisë kanë mbështetje, Andonov tha se nuk do të licitojë me numra dhe se janë të hapur për të gjithë anëtarët e partisë. Momenti i nisjes së iniciativës, sipas Andonovit, nuk lidhet me turbullirat dhe marrëdhëniet me kryetaren e Shkupit, Danela Arsovska, duke shtuar se ai ishte kundër që ajo të jetë kandidate e VMRO-DPMNE-së për kryetare të Shkupit.

“Pse tani? Sepse tani janë plotësuar të gjitha kushtet që anëtarësia në tërësi t’i shikojë gjërat siç duhet. Kjo është dëshira e anëtarësimit, jo e imja personale. Kaq njerëz në parti e shohin atë që po ndodh. Thjesht thonë se është koha për të thënë publikisht se ku jemi dhe për të marrë masa. Po sikur Mickoski të mos japë dorëheqje? Pra, nuk dua unë tani të dalë dorëheqje ose fjalët që mi lëshon mua se për dy javë do të japë dorëheqje. Mickoski tani nuk do të japë dorëheqje. Mickoski do të detyrohet të largohet nga partia nën presionin e anëtarësimit. Kjo luftë do të vazhdojë. Kjo nuk është një luftë që fillon dhe mbaron sot. Por në të njëjtën kohë më lejoni t’ju kujtoj, kjo nuk është e ashtuquajtura një koalicion që donte të rrëzonte Mickoskin gjatë asaj periudhe. Këta janë partiakë që thonë: mjaft me rrënimin e VMRO-DPMNE-së, sepse VMRO-DPMNE, si një nga partitë themelore politike, partitë kryesore politike në Maqedoni, duhet të krijojë politikën e përgjithshme në vend. Me një krah nuk fluturohet askund”, porositi Andonov.