Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Nadi Rustemi mbrotji me sukses disertacionin e doktoraturës me temë “Efikasiteti i trajtimit kirurgjik të kataraktës me fakoemulsifikim”

Mjeku i njohur i syve nga Tetova, doktor Nadi Rustemi gjatë ditës së djeshme mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës në Universitetin e Tetovës me temë “Efikasiteti i trajtimit kirurgjik të kataraktës me fakoemulsifikim” metodë e re në trajtimin e kataraktës së syrit, shkruan Top24.

Ai rrugëtoi në këtë lëmi me plot energji për të qenë një dritë për vendin e tij madje duke udhëtuar në shumë seminare, konferenca, kongrese të organizuara në Republikën e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, në Republikën e Kosovës, Turqi, Bosnjë etj.

Gjithashtu ka marrë pjesë në disa trajnime kryesisht në fushën e Oftalmologjisë ku vlen të përmenden trajnimet e kryera në fushën e mjekimit të kataraktës (PHACO) në Tuzël të Bosnjës, trajnim për Fako metodën dhe operacione të Vitrktomisë në Beograd, kurse të Avancuara të Ekografisë së Syrit e shumë të tjera, shkruan më tej Top24

Ndryshe doktor Nadiu ka lindur me datë 10. Janar 1975, në f. Xhepqisht të Tetovës, arsimin fillorë e kreu në vendlindje në shkollën e fshatit Poroj, ndërsa gjimnazin e mbaroi në Tetovë. Doktor Nadiu studimet i kreu në Fakultetin e mjekësisë në Tiranë në vitin 2000, ndërsa specializimin nga Lëmia e Oftalmologjisë e filloi pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në Klinikën e Syve në Prishtinë në vitin 2003 dhe e mbaroi po në këtë Klinikë në Mars të 2007.

Doktor Nadiu nuk ndaloi me sukseset e tij vetëm si specialist por vazhdoi më tej duke Magjistruar në Lëndët Kirurgjike (Oftalmologji) me temën:”Rezultatet e terapisë medikamentoze dhe operative të glaukomës së trajtuar në Klinikën e Syve në Prishtinë” pranë Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në vitin 2007.

Jeton në Tetovë dhku punon në Spitalin Klinik të Tetovës si Oftalmolog, dhe si Asistent pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, që nga viti 2009.

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...

Panariti: Mbështetja për bujqësinë, shumë më pak se Kosova e Maqedonia e Veriut

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se mbështetja në bujqësi në vendin tonë është shumë herë më e ulët se në...