Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Strik: Do të pastrojmë procesin eurointegrues nga çështjet dypalëshe dhe historike

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Delegacionin e eurodeputetëve të të Gjelbërve/Aleanca e Lirë Evropiane (EFA) të Parlamentit Evropian në përbërje: Tineke Strik, eurodeputete nga Holanda, Raportuese në hije dhe zëdhënëse për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Rajnhard Butikofer, eurodeputet nga Republika Federale e Gjermanisë.

Duke shprehur kënaqësi për takimin e sërishëm, Kryetari Xhaferi falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për eurointegrimet tona. Nga ana e tij, theks i veçantë u vu mbi rrugën e vështirë që qytetarët dhe politikanët e kaluan për të realizuar të dy qëllimet strategjike, anëtarësimin në NATO dhe BE, prej të cilëve njëri tani më është realitet ndërsa për tjetrin në korrik të këtij viti më në fund hymë në fazën e fundit të aderimit. Kryetari Xhaferi i informoi bashkëbiseduesit për aktivitetet e institucioneve shtetërore për mbështetjen e institucioneve të Ukrainës dhe bashkëngjitjen në sanksionet ndaj Federatës Ruse, si edhe për vizitën e tij në Ukrainë dhe takimet me përfaqësuesit e kreut shtetëror të vendit.

Znj. Strik e përshëndeti realizimin e takimit të sotëm, duke theksuar se delegacioni në përbërjen e të cilit është edhe vetë, e ka vizituar Republikën e Maqedonisë së Veriut disa herë dhe është miku i saj pa rezervë dhe veçanërisht gëzohet për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Njëherazi e shprehu depresionin e tyre për ndotjen e procesit të eurointegrimit me çështje historike dhe bilaterale, duke sugjeruar se partia e tyre do të bëjë gjithçka në fuqinë e tyre për të pastruar procesin, sepse vendi meriton trajtim të barabartë dhe anëtarësim në pajtim me kriteret e Kopenhagës. Kolegu i saj Butikofer interesohej për procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe për modelin zgjedhor të vendit, reformimi i të cilit do të mundësonte kushte korrekte për partitë më të vogla politike dhe përfaqësimin e tyre në Kuvend.

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...

Panariti: Mbështetja për bujqësinë, shumë më pak se Kosova e Maqedonia e Veriut

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se mbështetja në bujqësi në vendin tonë është shumë herë më e ulët se në...