I riu pranon se ka vjedhur autoambulancën

18-vjepari D.N. nga Koçani ka pranuar se ka vjedhur autoambulancën nga Emergjenca Mjekësore në Koçani, përcjell TV21. Siç informon MPB, autoambulanca është gjetur dje...

LSDM: Mickoski hesht për tenderin e dyshimtë

LSDM-ja u bën thirrje institucioneve kompetente që ta zbardhin rastin, sic thonë, të një tenderi të dyshimtë që kap shumën e 136 milionë euro, ku pretendohet edhe implikimi I liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit.

Socialdemokratët thonë se derisa Hristijan Mickoski po hesht, opinioni kërkon përgjigje për rolin e tij në tendering e dyshimtë prej 136 milionë euro dedikuar për stacionin filtrues në Shkup.

Sipas LSDM-së, pikërisht ky tender ka qënë arsyeja e përplasjes midis Kryebashkiakes së Shkupit, Danela Arsovka dhe Drejtorit të Ndërmarrjes Publike dhe Kanalizimit, Zlatko Perinski, të dy kuadro të VMRO-DPMNE-së.

“Pikërisht Arsovska bëri publike se Mickoski ka patur më shumë informata për detajet e tenderit, dicka që ai nuk ka guxuar ta dijë, duke implikuar veten në këtë tender. Ish-kandidati I dikurshëm I parë për Kryeministër, Mickoski, tani luan Kryebashkiakun që të implikohet në tendere, për të pasur ndikim dhe të realizojë interesa personale dhe interesat e biznes grupeve të caktuara” – deklaroi Darko Kaevski.

Socialdemokratët shprehen se kjo është edhe një dëshmi se në VMRO-DPMNE nuk ka ndryshime dhe se Mickoski, sikundër thonë, është I njëjtë sikurse mentori i tij Nikola Gruevski. Veprimet e këtilla, sipas LSDM-së, do të ndëshkohen sërish nga qytetarët.

Latest Posts

Evakuime pas shpërthimit të vullkanit në Indonezi

Vullkani në Malin Semeru të Indonezisë ka shpërthyer, duke nxitur evakuimin e banorëve në ishullin kryesor të vendit, Java.   Autoritetet kanë ngritur nivelin e paralajmërimit...

Reshje e stuhi në jugun e Italisë/ Shirat shkaktojnë përmbytje e dëme të mëdha

Moti i keq ka përfshirë sërish Italinë. Më problematike situata paraqitet në provincën e  Mesinës dhe Sicilisë. Pamjet tregojnë  se  uji ka vërshuar  brenda...

Përkujtohet gjeneral Shaban Shala, Ahmeti: Me një Akademi nuk përshkruhet një histori

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti më 2 Dhjetor ka marrë pjesë në Akademinë përkujtimore për nderë të gjeneralit Shaban Shala. Si...

I riu pranon se ka vjedhur autoambulancën

18-vjepari D.N. nga Koçani ka pranuar se ka vjedhur autoambulancën nga Emergjenca Mjekësore në Koçani, përcjell TV21. Siç informon MPB, autoambulanca është gjetur dje...