I riu pranon se ka vjedhur autoambulancën

18-vjepari D.N. nga Koçani ka pranuar se ka vjedhur autoambulancën nga Emergjenca Mjekësore në Koçani, përcjell TV21. Siç informon MPB, autoambulanca është gjetur dje...

Petrovska: Çdo pëllëmbë e vendit tonë është nën mbrojtjen e NATO-s

Përfitimi më i madh i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është siguria që sot ndjejnë qytetarët tanë, duke e ditur se janë pjesë e një familjeje të madhe që kujdeset për sigurinë e përbashkët kolektive, theksoi ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në Ohër.

Në ligjëratën me temën “Sfidat aktuale të sigurisë dhe perspektivat nga anëtarësimi në NATO gjatë luftës në Ukrainë”, ajo iu referua përfitimeve të Maqedonisë së Veriut nga anëtarësimi në NATO, si dhe kërcënimeve hibride dhe kibernetike, duke përfshirë dezinformimin si kërcënim për sigurinë.

“Çdo pëllëmbë e vendit tonë është nën mbrojtjen e mbrojtjes kolektive dhe kjo sjell një të ardhme të sigurt dhe të begatë”, tha Petrovska.

Ajo theksoi se është rezultat i vendimeve të guximshme dhe të vështira, por të drejta.

“Ky vit ka treguar realitetin e ashpër se lufta në tokën evropiane nuk i përket të shkuarës dhe se paqja nuk është e garantuar. Prandaj, zhvillimi i kapaciteteve mbrojtëse është domosdoshmëri dhe ndërtimi i rezistencës duhet të jetë prioriteti ynë në vazhdimësi”, theksoi Petrovska.

Latest Posts

Evakuime pas shpërthimit të vullkanit në Indonezi

Vullkani në Malin Semeru të Indonezisë ka shpërthyer, duke nxitur evakuimin e banorëve në ishullin kryesor të vendit, Java.   Autoritetet kanë ngritur nivelin e paralajmërimit...

Reshje e stuhi në jugun e Italisë/ Shirat shkaktojnë përmbytje e dëme të mëdha

Moti i keq ka përfshirë sërish Italinë. Më problematike situata paraqitet në provincën e  Mesinës dhe Sicilisë. Pamjet tregojnë  se  uji ka vërshuar  brenda...

Përkujtohet gjeneral Shaban Shala, Ahmeti: Me një Akademi nuk përshkruhet një histori

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti më 2 Dhjetor ka marrë pjesë në Akademinë përkujtimore për nderë të gjeneralit Shaban Shala. Si...

I riu pranon se ka vjedhur autoambulancën

18-vjepari D.N. nga Koçani ka pranuar se ka vjedhur autoambulancën nga Emergjenca Mjekësore në Koçani, përcjell TV21. Siç informon MPB, autoambulanca është gjetur dje...