Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili ka njoftuar të gjithë profesorët, mësimdhënësit, studentët dhe nxënësit që të aplikojnë për të fituar grante dhe për të realizuar projekte dhe ide të tyre. Halili tha se duhet punë dhe angazhim, e pas ksaj do të ketë edhe mundësi më të mëdha.
Të nderuar miq,
Sot ju drejtohem profesorëve të universiteteve, mësimdhënësve të shkollave të mesme e fillore, nxënësve dhe studentëve të vendit tonë.
Apliko për të fituar grante dhe për të realizuar projektin dhe idenë tuaj, jini aktiv në shkolla e në universitete. Mundësitë janë këtu, duhet punë dhe angazhim, po të ishte angazhimi ekipor, mundësitë do të jenë akoma më të mëdha.
Koha e kaluar pa qëllim në jetë, është koha që nuk do mbahet mend asnjëherë, prandaj përkushtohuni dhe arrini cakun! Ne jemi këtu në cdo moment për t’ju shërbyer me informata dhe për tju asistuar dhe lehtësuar procesin e aplikimit.
Arsimtarët dhe profesorët e shkollave fillore dhe të mesme mund të aplikojnë në Thirrjen publike për financimin e projekteve hulumtuese në shkollat fillore dhe të mesme “Sfida për hulumtuesit e rinjë 5 – PROJEKTET E BLERTA’’. Cmimi deri në 200.000 denarë.
Stafi akademik universitar, institucione dhe shoqata arsimore, mund të aplikojnë në thirrjen që do shpallet nesër, për krijimin e laboratorëve të rinjë “MakerSpace”. Buxheti total i thirrjes do të jetë 20 milion denarë, ku FIZHT do të mbulojë 90% të buxhetit të projektit.
Së shpejti do të kemi thirrje publike për mbështetje të kompanive vendore të cilat kanë ide inovative në zhvillimin e produkteve të tyre.
SHFRYTËZONI KËTO MUNDËSI dhe jini pjesë e ekosistemit të kompanive, personaliteteve dhe institucioneve të cilat bashkëpunojnë dhe mbështeten nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik.
Të gjitha thirrjet publike i gjeni në www.fitr.mk (ndiqeni faqen)
https://www.facebook.com/festimhalilidpm/posts/652184343138702