Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim ministrin malazez, Fatmir Gjeka

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e priti ministrin e Malit të Zi për të Drejtat e Njeriut...

Kovaçevski me apel nga Kuvendi: Ftoj të gjitha partitë parlamentare të na bashkangjiten për Maqedoninë Europiane

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në seancën e Kuvendit për pyetje të deputetëve dërgoi një apel tek të gjithë partitë parlamentare duke kërkuar që të përkrahet rruga europiane e vendit.

Kovacevski tha: Si parti shtetformuese dhe drejtues përgjegjës i të gjitha vendimeve themeluese për një Maqedoni të pavarur, të barabartë dhe euroatlantike në tre dekadat e fundit, besoj se ka ardhur koha t’u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve shoqërorë, qytetarëve, mediave, organizatat joqeveritare, komuniteti akademik dhe partitë politike, partitë parlamentare, për të përballuar sfidën e momenteve vendimtare për rrumbullakimin e shtetësisë sonë përmes përfshirjes së plotë ligjore në Bashkimin Europian.

Vendi ynë është përballur me sfida të mëdha dhe gjendet në momente vendimtare në të cilat përcaktohet e ardhmja jonë.

Maqedonia e Veriut ka nevojë për unitet, të bashkuar dhe lidership.

Atë e presin qytetarë tanë, ajo i duhet vendit tonë dhe ne jemi të gatshëm ta bëjmë.

Si parti shtetformuese dhe drejtues përgjegjës i të gjitha vendimeve themeluese për një Maqedoni të pavarur, të barabartë dhe euroatlantike në tre dekadat e fundit, besoj se ka ardhur koha t’u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve shoqërorë, qytetarëve, mediave, organizatat joqeveritare, komuniteti akademik dhe partitë politike, partitë parlamentare, për të përballuar sfidën e momenteve vendimtare për rrumbullakimin e shtetësisë sonë përmes përfshirjes së plotë ligjore në Bashkimin Europian.

Ka ardhur koha e bashkimit, është koha e guximit dhe lidershipit dhe ne jemi gati të japim dorë, duke tejkaluar veten dhe interesat partiake.

Prandaj, në radhë të parë u bëj thirrje partnerëve të Koalicionit me të cilët morëm vendimet e vështira dhe vendimtare për pavarësi, barazi dhe Maqedoninë veriatlantike, si dhe opozitën, që të bashkohen rreth qëllimit të Maqedonisë europiane.

Unë jam i bindur dhe i përgatitur, të gjithë ne jemi!

Latest Posts

“Opozita rrezikon të humbasë Bashkinë e Tiranës”/ Korreshi tregon arsyen, ja pse po i largohen kandidatët Alibeajt

Demokratët në zgjedhjet vendore të 14 majit do të jenë të ndarë në dy grupe, ku në një pjesë të bashkive do u kërkohet...

Kryetari Ahmeti takohet me Bruno Ceka: Mërgata është pjesë e pandarë e sukseseve dhe sfidave tona

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadorin e kombit, Bruno Ceka. Ahmeti, përmes një statusi në rrjetin social...

Vlora dhe Kaltrina Neziri shfaqen sukseshëm në “Javen e Modës në Paris”

Dizenjatoret Vlora dhe Kaltrina Neziri, kanë shënuar një tjetër sukses në fushën e modës, duke u prezantuar denjësisht në një nga eventet më të...