Xhaferi: Unë qëndroj në krah të partisë, kam investuar në themelimin e saj

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka thënë sot se shumica parlamentare është stabile dhe se aktualisht ka 64 deputetë.

“Shumica parlamentare aktualisht ka 64 deputetë”, tha kryetari i Kuvendit në takimin e rregullt me ​​gazetarët.

I pyetur nëse ndonjë nga deputetët e BDI-së ka ndryshuar statusin e tij në deputet të pavarur, Xhaferi tha se nuk ka pasur një njoftim të tillë dhe se statusi zyrtar është “deputet i BDI-së”.

– Secili ka të drejtë të shprehë statusin e tij si deputet dhe ka liri në këtë. Nuk ka asnjë njoftim. Statusi zyrtar është deputet i Bashkimit Demokratik të Integrimit, tha kryetari i Kuvendit.

Xhaferi nuk ka dashur të komentojë për zhvillimet në BDI.

– Nëse është për partinë, unë qëndroj në krah të partisë. Unë kam investuar në themelimin e këtij subjekti, tha ai.

Xhaferi thotë se nuk ka asnjë komunikim me opozitën. Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së nuk vjen në mbledhjet e rregullta të hënën dhe siç tha kryetari i Kuvendit, nuk kanë më as takime joformale sepse po keqpërdoreshin.

Seanca plenare për vendimet për vazhdimin e gjendjes së krizës do të mbahet nesër, tha Xhaferi, duke shtuar se vendimet duhet të votohen më së voni deri në mesnatë.

Kryetari i Kuvendit tha se kostot e energjisë elektrike janë rritur për gati dhjetë herë në krahasim me gushtin e vitit të kaluar dhe se në periudhën e kaluar janë marrë masa për kursim. Ministria e Financave është informuar edhe për konvertimin e mjeteve, përfshirë shpenzimet e udhëtimit për mbulimin e shpenzimeve komunale.

Xhaferi gjithashtu theksoi se disa komisione mbajnë seanca dëgjimore pas një periudhë zgjatjeje vetëm për disa pika të rendit të ditës. Për shembull, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime ka mbajtur 12 seanca dëgjimore për një pikë dhe vetëm një nga vazhdimet është nënshkruar për pjesëmarrjen e 58 deputetëve, për të cilat i detyrohen shpenzimet e udhëtimit.

– Cili është përfitimi i këtyre zagitjeve, tha Xhaferi.

Nisma e Levicës për Referendumin ende nuk është dorëzuar në Kuvend.