Bekteshi dhe Pendarovski në Bullgari u takua me Leyen: Kërkojnë ndihmë nga BE-ja për krizën energjetike

Presidenti Stevo Pendarovski dhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot në Sofje kanë realizuar takim me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në takim është biseduar për krizën energjetike, gjatë të cilit Pendarovski ka shprehur pritje për ndihmë nga Komisioni Evropian në kontekst të solidaritetit evropian për menaxhim me krizën.

“Folësit kanë diskutuar edhe për rrjedhën e procesit të skriningut si fazë e rëndësishme në bisedimet hyrëse për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. në Bashkimin Pendarovski ka theksuar se vendi është i gatshëm që t’i bëjë reformat e nevojshme në fushat kyçe, si pjesë e procesit hyrës”, thuhet në kumtesën e Presidencës.

Poashtu në profilin e tij në facebook, ministri Bekteshi ka shpërndarë lajmin për takimin me Ursula von der Leyen, ku kanë kërkuar mbështetje nga Komisioni Evropian për tu përballur me krizën energjetike.

“Së bashku me presidentin Pendarovski në kuadër të ceremonisë me rastin e fillimit të punës komerciale të interkonektorit të gazit Greqi – Bullgari zhvilluam takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Sofje. Mbështetja nga Komisioni Evropian është shumë e rëndësishme për tu përballur me krizën energjetike.” – shkruan Kreshnik Bekteshi, informon politiko.mk