BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...

Mariçiq: Pres raport pozitiv nga Komisioni Evropian

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në konferencën e sotme për media ka bërë të ditur se raporti i Komisionit Evropian për progresin e vendit do të arrijë javën e ardhshme dhe se pret të jetë pozitiv.

“Presim një raport pozitiv që padyshim do të jetë udhërrëfyesi ynë për reformat dhe aktivitetet e ardhshme, me të gjitha notat e tij të mira dhe më pak të mira. Ky do të jetë raporti i parë që nga fillimi i negociatave dhe nuk pres të ketë ndonjë surprizë”, tha Mariçiq.

Ai bëri të ditur gjithashtu se nga data 7 nëntor, me fillimin e takimeve dypalëshe, do të ketë një ndarje me ekipin negociator nga Shqipëria dhe se do të vazhdojmë veçmas skriningun dypalësh.

Përveç Mariçiqit, në konferencë ishte edhe eksperti i huaj, ish-negociatori kroat Vladimir Drobnjak, i cili bëri një pasqyrë të shkurtër të rrjedhës së negociatave në Kroaci dhe ndau përvojën e tij në negociatat me Bashkimin Evropian në fusha të ndryshme.

“Negociatat duhet t’i kuptoni si një transformim të shoqërisë, që sjell përfitime për të gjithë. Çdo vështirësi gjatë negociatave do të shpërblehet kur të merrni anëtarësimin në BE”, tha Drobnjak.

Latest Posts

“Bashkë Fitojmë” zyrtarizon kandidatët për këshillat bashkiakë, Ilir Alimehmeti kryeson Tiranën

Kryesia e drejtuar nga Sali Berisha miratoi kandidatët për keshillat bashkiakë, pasi kandidatët për kryetar bashkie janë zgjedhur nga procesi i primareve në fillim...

Putin: Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë,...

Uniformat e policisë në Maqedoni edhe në gjuhën shqipe, hyn në fuqi ligji

Hyn në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë, të cilën Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit...