BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...

Ejupi qetëson qytetarët: Shteti ka mjete për kompenzim të pagave dhe pensioneve!

Sekretari shtetërorë në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Resmi Ejupi i cili vjen  nga rradët e BDI-së, nëpërmes një prononcimi për indeks.mk ka dërguar porosi tek qytetarët që të jenë të qetë sepse siç tha në buxhet ka mjete për kompenzimin e rrogave dhe pensioneve.

Foli edhe për rritjen e pensioneve dhe metodologjinë e re.

“Gjatë muajit shtatorë, pensionistët kanë pranuar pensionet me rritje, nëse e marrim me përqindje, sakt është 6.8%. Kjo rritje është bërë sipas medotologjisë së re. Sipas kësaj metodologjie, pensionet do të rregullohen, dy herë në vit. Apeloj deri tek qytetarët që të mos shqetësohen pasiqë në buxhetin e vitit 2022 ka mjete për ekzekutimin e pensioneve dhe pagave. Ka mjete edhe për ekzekutimin e kompenzimeve për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve. Këto mjete janë paraparë në buxhetin e këtij viti”, deklaroi Ejupi.

Foli edhe për ndërtimin e çerdheve, investime këto që varen direkt nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, tha se për momentin në gjashtë komuna shqiptare janë duke u ndërtuar çerdhe për fëmijë.

“Gjatë viteve të kaluara MPPS ka pasur shpallje për ndërtimin e çerdheve. Në këto shpallje kanë pasur të drejtë të aplikojnë të gjitha komunat. Në MPPS kanë aplikuar edhe komuna të cilat janë të banuara me shumicë shqiptare. Në disa nga këto komuna do të ndërtohen çerdhe të cilat do të jenë me kushte moderne. Për momentin janë duke u ndërtuar çerdhe të reja në gjashtë komuna edhe atë, në Komunën e Çairit, Tetovës, Tearcës, Likovës, Haraçinës dhe Gostivarit”, tha Ejupi.

Latest Posts

Putin: Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë,...

Uniformat e policisë në Maqedoni edhe në gjuhën shqipe, hyn në fuqi ligji

Hyn në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë, të cilën Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit...

Ernesti së shpejti do bëj ‘boom’ në botën e grimit, ja si

Ai është një nga artistët e grimit, ndër më të njohurit në botë. Fjala është për shqiptarin Ernest.mua, i cili po krijon brendin e tij,...