Saraçini: Përveç ndryshimeve kushtetuese, nevojitet edhe luftë më efikase kundër korrupsionit

Koalicioni qeveritar ndodhet para dy sfidave, të pengojë zgjerimin e ndikimit rus në Maqedoninë e Veriut dhe të bindë opozitën për të votuar ndryshimet...

Fatmir Toçi shpallet bashkëpunëtor i jashtëm shkencor i ITShKSh – Shkup

Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve në Shkup u organizua ceremonia e shpalljes së Fatmir Toçit për bashkëpunëtor të jashtëm shkencor, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e suksesshëm në sferën e veprimtarive kulturore dhe shkencore.

Vendimi për zgjedhjen e z. Toçi për bashkëpunëtor të jashtëm shkencor, është miratuar nga Këshilli i Institutit, bazuar në Rregulloren për zgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm të ITShKSh – Shkup.

Elaborimin e këtij vendimi e bëri kryetari i Këshillit të Institutit, Sevdail Demiri, i cili theksoi rolin e madh të z. Toçi në zhvillimin e deritashëm të Institutit dhe veçanërisht në lidhjen e bashkëpunimit me institucionet shkencore dhe kulturore të Republikës së Shqipërisë dhe më gjerë.

Në emër të Institutit, vendimin ia dorëzoi drejtori Skender Asani, duke thënë se miku i madh i Institutit, Fatmir Toçi, ishte çelësi i shumë bashkëpunimeve të suksesshme me institucionet relevante kredibile shqiptare, për çka edhe meriton falënderim dhe respekt të veçantë. Më pas Asani i dhuroi disa nga botimet e fundit të Departamentit të Trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze, dhe si dhuratë të veçanë i ndau boçen nga bredhi i Nënës Tereze në sheshin e Shkupit.

Fatmir Toçi, botues, shkrimtar, studiues dhe veprimtar i njohur në mbarë hapësirën shqiptare, falënderoi Institutin shqiptar të Shkupit për respektin e bërë, dhe u zotua për vazhdimin edhe më intenziv të bashkëpunimit të ndërsjellë, duke sjellë edhe forma dhe projekte të reja të bashkëpunimit në të ardhmen.

Fatmir Toçi është themelues i Shtëpisë Botuese “Toena” dhe i Institutit të Librit dhe Promocionit, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, dhe bartës i shumë mirënjohjeve dhe medaljeve nga fusha e veprimtarive të ndryshme kulturore e shkencore në mbarë hapësirën shqiptare. Është autor i disa librave, kryesisht për studimin e gjuhëve të huaja dhe për fëmijë, është marrë më përkthime, si dhe dallohet si publicist për probleme e fenomene të ndryshme që preokupojnë shoqërinë shqiptare, kryesisht nga fusha e kulturës dhe librit.

Latest Posts

Pritja për presidentin austriak, Grubi: Përkrahja në procesin e integrimit europian ka qenë gjithnjë e fuqishme

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, shoqëruar nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski si dhe ministra të tjerë kanë pritur në takim presidentin austriak Alexander...

Kërcet arma në Kavajë/ Humbin jetën dy persona (EMRAT)

Dy persona kanë humbur jetën në Kavajë pas përplasjes me njëri-tjetrin në ambientet e një lokali.   Edmond Gosa nga Kavaja ka qëlluar me armë...

Parandalohet sulmi terrorist në Greqi/ Policia arreston dy pakistanezë

Një sulm terrorist është shmangur në shtetin fqinj, Greqinë.   Policia e antiterrorit ka vënë në pranga dy shtetas pakistanezë, të cilët janë vënë nën...