Agim Ademi e konfirmon: Kosovë-Izraeli, me praninë e publikut

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e...

TË FUNDIT

Kaosi në Kuvend, Salianji: Rama i vuri flakën parlamentit, po funksionojnë në kushtet e një junte

Pasi buxheti u votua nen për nen në 8 minuta, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla mblli seancën plenare dhe tha se senca e radhës...

Të shtëna me armë pranë Universitetit të Nevadës në SHBA, raportohet për viktima

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e mërkurë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, ku raportohet se ka patur disa persona...

Kasami “harron” transparencën dhe borxhet e Tetovës, “shijon” udhëtimet në Zvicër me bashkëpartiakët!

Komuna e Tetovës nuk e ka publikuar ende listën e personave të angazhuar me kontratë në vepër në Komunë për periudhën korrik-shtator 2022, pavarësisht se publikimi i tyre çdo tre-muaj ishte premtim i udhëheqësisë së Komunës. Komuna thotë se ende nuk e kanë gati listën, sapo ta përgatisin do e publikojnë, shkruan Portalb.mk.

Deri më tani, nuk dihet sesa persona përmes kontratave në vepër janë të angazhuar në Komunën e Tetovës për këtë periudhë. E njëjta, sipas zotimeve nga komuna, duhej të bëhej në fillim të këtij muaji, por kjo nuk është bërë ende.

Komuna e Tetovës thotë se do e mbajnë premtimin.

“Kontrata në vepër për këtë tremujor do të publikohen në ëeb faqen e Komunës së Tetovës, por kur do të jenë gati. Për numrin dhe listën do të informoheni kur të njëjtat do të publikohen”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Kujtojmë që komuna dy herë deri tani ka publikuar emrat e personave të cilët kanë qenë të punësuar përmes kontratave në vepër, në tremujorin e parë të vitit ishin 78 ndërsa në tremujorin e dytë ishin 14.

Sipas prokurimeve publike, Komuna e Tetovës me 31 mars të këtij viti ka lidhur marrëveshje me agjencinë për punësim “Xhob 2011” nga Shkupi në vlerë prej 18.290.00 milionë denarësh (rreth 297 mijë euro), për punësime të përkohshme.

Edhe pse paguhen me paratë e qytetarëve, kontratat e punës të realizuara nga Komuna e Tetovës përmes agjencisë private për punësim “Xhob 2011” mbeten sekrete për publikun, komuna nuk i tregon emrat se kush është punësuar përmes kësaj marrëveshjeje. Topin e hedhin te agjencia private, ndërsa kjo e fundit nuk përgjigjet në pyetjet gazetareske.

Në qoftë se transparenca, llogaridhënia, përgjegjësia para opinionit dhe para qytetarëve të Tetovës, mbeten imperativ kryesor i punës së komunës, ashtu siç thonë, atëherë komuna duhet t’ua sqarojë qytetarëve se kush merr pagë nga taksat e tyre.

Ndryshe, Kasami para se të vijë në krye të komunës premtoi llogaridhënie permanente dhe komunë transparente, e cila gjëndër edhe në programin zgjedhor për Tetovën 2021-2025. Ku në mes tjerash theksohet: Llogaridhënia permanente për shpenzimin e mjeteve publike, veprimet e administratës të jenë të verifikueshme online për qytetarët dhe të tjera.

Latest Posts

Kaosi në Kuvend, Salianji: Rama i vuri flakën parlamentit, po funksionojnë në kushtet e një junte

Pasi buxheti u votua nen për nen në 8 minuta, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla mblli seancën plenare dhe tha se senca e radhës...

Të shtëna me armë pranë Universitetit të Nevadës në SHBA, raportohet për viktima

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e mërkurë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, ku raportohet se ka patur disa persona...

Mos i humbisni

Dosja e Prokurorisë: Liridona Ademaj u qëllua me armë nga afërsia

Detaje të reja po dalin rreth ngjarjes tragjike e cila ndodhi në orët e mbrëmjes së 29 nëntorit, datë kjo në të cilën u...

Në tubimin e partisë së Daçiqit në Bllacë këndohet “Vuçiq o p****”

Një video nga Bllaca ku Vuçiqi fyhet rëndë tronditi koalicionin dhjetëvjeçar PPS-PSS, socialistët kërkojnë falje për videon dhe thonë se janë partner besnik. A...

Spasovski: Vanja ka vdekur nga plaga me armë zjarri, janë gjetur dy armë në afërsi të Shkupit

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një deklaratë të mbajtur mbrëmë në lidhje me pyetjen nëse Vanja, vajza 14-vjeçare, ka qenë e...

Moti i acartë shkakton 3 viktima në Gjermani

Prej disa ditësh Gjermani është “pushtuar” nga moti i acartë, dhe për pasojë tre persona kanë humbur jetën.   Gjithashtu prej 3 ditësh është i...