Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

AI: Forcat iraniane kanë vrarë mbi 60 persona në juglindje të shtetit

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI), tha se dhjetëra persona janë vrarë nga forcat e sigurisë iraniane në qytetin Zahedan, në juglindje të vendit, teksa protestat në mbarë Iranin po vazhdojnë.

Në raportin e publikuar më 6 tetor, AI tha se forcat e sigurisë së Iranit jashtëligjshëm kanë vrarë të paktën 66 persona, përfshirë fëmijë. Po ashtu, janë plagosur qindra të tjerë, të cilët janë qëlluar me plumba të vërtetë, teksa sipas kësaj organizate, policia iraniane po përdor edhe gaz lotsjellës dhe fishekë metalikë ndaj protestuesve. Vrasjet e demonstruesve ndodhën pasi policia shtypi protestat e mbajtura pas lutjeve të së premtes në Zahedan më 30 shtator.

Që atëherë, edhe 16 persona të tjerë janë vrarë në incidente të ndara në Zahedan, teksa protestat po vazhdojnë pas vdekjes së Mahsa Amini, 22 vjeçe. Ajo vdiq në paraburgim, pasi ishte arrestuar për shkak të shkeljes së rregullave të hixhabit.

“Autoritetet iraniane vazhdimisht kanë treguar mospërfillje të plotë për jetën e njerëzve dhe nuk i ndal asgjë kur bëhet fjalë për ruajtjen e pushtetit”, tha sekretarja e Përgjithshme e AI-së, Agnes Callamard, në raportin e publikuar.

“Dhuna e pashpirt që po përdoret nga forcat e sigurisë së Iranit nuk po ndodh në një vakum. Ajo është rezultat i mosndëshkimit sistematik dhe reagimit të dobët nga komuniteti ndërkombëtar”, shtoi ajo.

Që nga vdekja e Aminit më 16 shtator, protestat anti-qeveritare kanë shpërthyer në Republikën Islamike.

Vlerësimet e AI-së se në Tahedan janë vrarë të paktën 66 persona, vijnë pasi Human Rights Watch tha se të paktën 154 persona, përfshirë nëntë fëmijë, janë vrarë gjatë 18 ditëve që janë mbajtur protesta për vdekjen e Aminit./R.E.L

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...

Panariti: Mbështetja për bujqësinë, shumë më pak se Kosova e Maqedonia e Veriut

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se mbështetja në bujqësi në vendin tonë është shumë herë më e ulët se në...