Agim Ademi e konfirmon: Kosovë-Izraeli, me praninë e publikut

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e...

TË FUNDIT

Të shtëna me armë pranë Universitetit të Nevadës në SHBA, raportohet për viktima

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e mërkurë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, ku raportohet se ka patur disa persona...

Panik në Bruksel, larje hesapesh mes bandave! Plagosen tre persona

Brukseli është tronditur sërish mbrëmjen e së mërkurës, ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur tre persona të plagosur.   Mediat belge...

Biden: rreziku për një “Armagedon” bërthamor, më i larti që nga kriza e 1962

Presidenti Joe Biden tha të enjten se rreziku i një “Armagedoni” bërthamor është në nivelet më të larta që nga kriza e raketave në Kubë në vitin 1962, ndërkohë që zyrtarët rusë flasin për mundësinë e përdorimit të armëve taktike bërthamore pas humbjeve masive në muajin e tetë të luftës në Ukrainë.

 

Duke folur në një aktivitet për mbledhje fondesh të Komitetit të Fushatës Demokrate për Senatorë, Presidenti Biden tha se Presidenti rus Vladimir Putin “nuk bën shaka kur flet për përdorimin e armëve taktike bërthamore, apo armëve biologjike ose kimike”.

 

Presidenti Biden shtoi se “nuk jemi përballur me mundësinë e Armagedonit që nga koha e Kennedy-it dhe krizës së raketave në Kubë”.

Presidenti Biden gjithashtu ngriti pikëpyetje mbi doktrinën bërthamore ruse, duke paralajmëruar se përdorimi i një arme taktike me mbushje më të vogël mund të dilte me shpejtësi jashtë kontrollit dhe të sillte shkatërrim global.

 

“Nuk mendoj se ekziston diçka e tillë si mundësia për të përdorur lehtësisht një armë taktike dhe që të mos përfundojë në Armagedon”, tha Presidenti Biden.

 

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar prej muajsh për mundësinë që Rusia të përdorë armë të shkatërrimit në masë në Ukrainë, pasi u përball me humbje strategjike në fushëbetejë. Megjithatë, edhe gjatë kësaj jave, ata kanë thënë se nuk kanë parë ndryshime të forcave bërthamore ruse që do të kërkonin ndryshimin e gjendjes së gatishmërisë të forcave bërthamore të Shteteve të Bashkuara./Associated Press

 

Latest Posts

Të shtëna me armë pranë Universitetit të Nevadës në SHBA, raportohet për viktima

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e mërkurë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, ku raportohet se ka patur disa persona...

Panik në Bruksel, larje hesapesh mes bandave! Plagosen tre persona

Brukseli është tronditur sërish mbrëmjen e së mërkurës, ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur tre persona të plagosur.   Mediat belge...

Mos i humbisni

Spasovski: Vanja ka vdekur nga plaga me armë zjarri, janë gjetur dy armë në afërsi të Shkupit

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një deklaratë të mbajtur mbrëmë në lidhje me pyetjen nëse Vanja, vajza 14-vjeçare, ka qenë e...

Moti i acartë shkakton 3 viktima në Gjermani

Prej disa ditësh Gjermani është “pushtuar” nga moti i acartë, dhe për pasojë tre persona kanë humbur jetën.   Gjithashtu prej 3 ditësh është i...

Frika nga një “Çernobil i ri”, ngrihet alarm për një rrjedhje në fabrikën e mbetje radioaktive

Sellafield, objekti bërthamor më i rrezikshëm i Evropës, ka një rrjedhje të përkeqësuar nga një kapanon i madh mbetjesh radioaktive që mund të rrezikojë...