Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Televizioni iranian hakohet gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Televizioni shtetëror në Iran është hakuar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, si shenjë proteste për krerët shtetërorë.

 

Grupi i hakerëve e ka quajtur veten “Adalat Ali”, apo “Drejtësia e Aliut”.

 

Për këtë ngjarje është raportuar pasi të paktën tre persona janë qëlluar për vdekje në protestat që kanë nisur javë më parë, pas vdekjes së Mahsa Aminit.

 

Amini, 22-vjeçare, ka vdekur teksa ka qenë në mbajtje nga Policia për Moral në Teheren, nën supozimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kohë.

 

Vdekja e saj ka nxitur një valë të pashembullt të protestave në Iran.

 

Edicioni i lajmeve është ndërprerë me imazhet në të cilat është parë lideri suprem, Ali Khamenei dhe një shënjestër në kokën e tij, fotografi të Aminit dhe tri grave tjera të vrara në protestat e fundit.

 

Në video janë bërë thirrje edhe për bashkim të popullatës në protesta dhe ngritje të zërit.

 

Rebelime të tilla kundër Khameneit janë shumë të rralla, pasi ai ka gati thuajse kontroll të plotë brenda Iranit.

 

Të shtunën, në disa video të publikuara në rrjetet sociale janë parë disa studente në një universitet në Teheran duke bërtitur “humb”, gjatë vizitës së presidentit iranian, Ebrahim Raisi.

Të premten, zyrtarë të forenzikës në Iran kanë thënë se Amini ka vdekur nga dështimi i shumëfishtë i organeve dhe jo nga goditjet në kokë, siç besojnë familjarët e saj dhe protestuesit.

 

Grupet për të drejta të njeriut kanë thënë që më shumë se 150 persona janë vrarë prej kur kanë nisur protestat në Republikën Islamike më 17 shtator./rel

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...