Saraçini: Përveç ndryshimeve kushtetuese, nevojitet edhe luftë më efikase kundër korrupsionit

Koalicioni qeveritar ndodhet para dy sfidave, të pengojë zgjerimin e ndikimit rus në Maqedoninë e Veriut dhe të bindë opozitën për të votuar ndryshimet...

“U krijua përshtypja se opozita i bën fresk Ramës”/ Berisha: Ja si ka ndryshuar PD në një vit

Kryedemokrati, Sali Berisha, e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele, me “revolucionin” që PD ka pësuar përgjatë 1 viti.

 

Në një konferencë për media, Berisha kujtoi se si në kohën e ish kryetarit Basha, u krijua përshtypja se opozita po i bënte fresk qeverisë, dhe se kjo e fundit ishte e pamundshme.

 

Berisha theksoi se në PD, u rivendos vota e lire.

 

Si asnjëherë në këto vite, dora e qeverisë u shtri mbi opozitën dhe tek shqiptarët u krijua përshtypja se Edi Rama është i pamundshëm, se nuk mund të mundet, dhe opozita si të thuash i bën fresk atij.

 

Në këtë kontekst, PD ndodhej para alternativës të ekzistonte apo të shkrihej, por unë mendoj se ajo duhet të ekzistonte sepse mbi 620 mijë shqiptarë e votuan në zgjedhjet e fundit.

 

Por që ajo të ekzistonte duhet të ndryshonte në mënyrë rrënjësore. Dueht të paraqitet para shqiptarëve një parti tërësisht e ndryshuar përndryshe nuk kanë asnjë arsye të na besojnën ne.

 

Në një vit me përpjekjet e jashtëzakonshme ne ja kemi dalë, për tu paraqitur parti e ndyrshuar para shqiptarëve. Kemi vendosur votë si dhe vullnetin e anëtarëve tanë, si përcaktuese të fituesve lokal dhe qëndror të PD.Në këto vite ju jeni dëshmitar që ajo që u shkatërrua në mënyrën më katastrofale është vota. Vota në shoqërinë shqiptare e dhunuar nga qeveria e cila në çdo fushatë elektorale paraqitej si shtet elektoral.

 

Paraqitej në banda, me para droge, krimi dhe blerje votash.

 

Në mënyrë të padiskutueshme u mbyt dhe pësoi deformime të mëdha edhe në opozitë. Sot PS nuk voton më për asnjë të zgjedhur të saj.Më së fundi Edi Rama hoqi votën për kryetarët e degës së PS dhe riktheu modelin e Enver Hoxhës.

 

Ne bashkë vendosëm një standart duke votuar. Ne kemi votuar këtë vit sa asnjë parti tjetër dhe si asnjëherë në historinë tonë. Prandaj në këtë kontekst jemi paraqitur një parti e ndryshuar. Ne vendosëm Primaret”, tha Berisha

Latest Posts

Pritja për presidentin austriak, Grubi: Përkrahja në procesin e integrimit europian ka qenë gjithnjë e fuqishme

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, shoqëruar nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski si dhe ministra të tjerë kanë pritur në takim presidentin austriak Alexander...

Kërcet arma në Kavajë/ Humbin jetën dy persona (EMRAT)

Dy persona kanë humbur jetën në Kavajë pas përplasjes me njëri-tjetrin në ambientet e një lokali.   Edmond Gosa nga Kavaja ka qëlluar me armë...

Parandalohet sulmi terrorist në Greqi/ Policia arreston dy pakistanezë

Një sulm terrorist është shmangur në shtetin fqinj, Greqinë.   Policia e antiterrorit ka vënë në pranga dy shtetas pakistanezë, të cilët janë vënë nën...