BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...

Franca në krizë për naftë/ Rradhë kilometrike në pikat e karburanteve

Prej më shumë se dy javësh radhë të gjata shihen në pikat e karburanteve në Francë.

 

Janë pikat e shpërndarjes së firmës së madhe të karburanteve “Total Energies”, të cilat po përballen çdo ditë me mungesë të furnizimeve.

 

Qeveria franceze arriti një marrëveshje me gjigantin publik dhe me firmën tjetër të madhe “Exxon Mobile”, që naftën ta shisnin 30 cent më lirë se çmimi i tregut. Kjo marrëveshje u nënshkrua për të lehtësuar barrën e rëndë të krizës së energjisë dhe çmimeve për konsumatorët franceze, që prej nisjes së luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

 

Ndërkohë pjesën e çmimit të reduktuar, pikave të karburanteve ua paguan shteti. Por dyndja e qytetarëve për të përfituar uljen e çmimit të naftës në këto firma ka bërë që 1/3 e pikave në të gjithë Francën të mos ketë karburant për të shitur, në pamundësi për tu furnizuar në kohë.

 

Situata është rënduar edhe nga greva e punonjësve të sektorit të naftës, të cilët kërkojnë rritjen e pagave për të kompensuar inflacionin që ka arritur mbi 5 %.

Latest Posts

“Bashkë Fitojmë” zyrtarizon kandidatët për këshillat bashkiakë, Ilir Alimehmeti kryeson Tiranën

Kryesia e drejtuar nga Sali Berisha miratoi kandidatët për keshillat bashkiakë, pasi kandidatët për kryetar bashkie janë zgjedhur nga procesi i primareve në fillim...

Putin: Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë,...

Uniformat e policisë në Maqedoni edhe në gjuhën shqipe, hyn në fuqi ligji

Hyn në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë, të cilën Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit...