BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...

Alili: Fillon rikonstruimi i objektit të ISHP “Shtëpia e Shëndetit” Kumanovë

Pas gati 7 dekadash ekzistence, për herë të parë ka filluar rikonstruimi i tërësishëm i objektit të Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë. Punimet rreth rikonstruimit pritet të kryhen në disa faza si brenda ashtu edhe jasht objektit, raporton Televizioni FESTA.

“Kanë filluar punimet rreth fasadës në pjesën e përparme të objektit.Do të bëhet rinovim i tërësishëm te Dispanseri për fëmijët.Dyer, dritare do të ndërrohen, dyshemeja do të jetë medicinale, inventari do të ndrrohet komplet i ri, vazhdojnë pastaj punimet me punë kjo pjesa e jashtme me u fasadu në lertësi deri në 2 metrapasiqë siç e shifni është tepër e dëmtuar, me një fjalë kushtet do të jenë kushtet shumë më të mira si për pacientët gjithashtu edhe për të punësuarit tanë”, tha për TV Festa, Faruk Alili, drejtor i ISHP”Shtëpia e Shëndetit” Kumanovë.

Drejtori i “Shtëpisë së Shëndetit” Kumanovë, Faruk Alili, gjithashtu njohtoi se paralelisht po rikonstruohen edhe Objektet e Ndihmës së shpejtë dhe Ambulanta në “Lagjen e Trimave”.

“Edhe objekti i Ndihmës së Shpejtë i cili gjendet në pjesën tjetër edhe atje do të zhvillohen rinovime si ndrrim i dyerve, dritareve, dyshemeja, mjetet e punës, gjithëçka që ka brenda do të jet e re, gjithashtu edhe një pjesë e Ambulantës në Lagjen e Trimave, ku atje veçse kemi përfundu rregullimin e çatisë dhe në të ardhmen pasojnë punimet rreth renovimit të objektit”, tha për TV Festa, Faruk Alili, drejtor i ISHP”Shtëpia e Shëndetit” Kumanovë.

Ndryshe një pjesë objektit të ktij institucioni shëndetësorë u ndërtua në vitin 1953, e që u kompletua i tëri rreth vitit 1970, punimet kapin vlerën rreth 5 milion denarë mjete këto vetanake të “Shtëpisë së Shëndetit” Kumanovë.

Latest Posts

“Bashkë Fitojmë” zyrtarizon kandidatët për këshillat bashkiakë, Ilir Alimehmeti kryeson Tiranën

Kryesia e drejtuar nga Sali Berisha miratoi kandidatët për keshillat bashkiakë, pasi kandidatët për kryetar bashkie janë zgjedhur nga procesi i primareve në fillim...

Putin: Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë,...

Uniformat e policisë në Maqedoni edhe në gjuhën shqipe, hyn në fuqi ligji

Hyn në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë, të cilën Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit...