Eskobar: Qeveria e Maqedonisë së Veriut është një partner i mirë në zbatimin e agjendës së integrimit evropian të vendit

Maqedonia e Veriut ka bërë të gjitha reformat e nevojshme për të hapur derën e parë të BE-së, nd;rsa Qeveria ka kapacitete të bëjë...

Fjalimi i Ramës në KiE, Kurti: Nuk e kam dëgjuar, kam pasur agjendë të ngjeshur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur një axhendë shumë të ngjeshur dhe nuk e ka dëgjuar dot fjalimin e homologut të tij shqiptar në Këshillin e Europës. Në një prononcim për mediat e Kosovës, Kurti tha se nuk e kishte dëgjuar dot fare fjalimin e Ramës që zgjati më shumë se një orë, kjo për shkak të axhendës dhe të takimeve që kishte pasur gjatë ditës së sotme. Por premtoi se në darkë do ta dëgjonte të plotë dhe do të jepte mendimin e tij.

“Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e Edi Ramës, sepse nuk e kam dëgjuar. Kam qenë në Pejë sot dhe tërë ditën nëpër takime të ndryshme e në mbrëmje vonë përpiqem që të updatohem,”-tha në fjalën e tij Albin Kurti.

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që të rrëzonin akuzat kundër Kosovës dhe të pranojnë kërkesën e Shqipërisë, për një raport vijues ndaj atij të Dick Marty-t. Kreu i Qeverisë kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, për t’i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë. Rama e cilësoi raportin si një lajm të rremë që u shndërrua në rezolutë dhe që po dëmton Kosovën. Por kërkesat e kryeministrit shqiptar shkaktuan debate në seancën plenare, ku disa prej të pranishmëve i cilësuan “akuza të pashembullta”.

Latest Posts

BE i bën presion Serbisë për sanksionet kundër Rusisë

Presioni i Bashkimit Evropian ndaj Serbisë është duke u rritur, për shkak të refuzimit të Beogradit për t’i mbështetur sanksionet ndaj Rusisë, thonë diplomatë evropianë. Nga...

Macron: Perëndimi duhet të shqyrtojë kërkesat e Rusisë për sigurinë, nëse Moska pranon të negociojë

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Perëndimi duhet të shqyrtojë nevojën e Rusisë për garanci sigurie nëse Presidenti Vladimir Putin pranon të ulet në...