Xhaferi refuzon kërkesën e “Levicës” për referendum (Dokument)

Pas refuzimit që i bëri VMRO-së, Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit ka refuzuar edhe kërkesën e “Levicës” për zhvillim të referendumit mbi marrëveshjen me Bullgarinë.

Në shkresën zyrtare Xhaferi ka thënë se motivi për refuzimin e kërkesës është se kërkesa e njëjtë, nuk është përpiluar në pajtim me dispozitat e Rregullores.

Kryetari i Kuvendit i kërkon propozuesit që ta plotësojë edhe një herë propozim ligjin brenda 15 ditësh, në të kundërt nuk do të merret parasysh.