DPHM kumtoi se në 24 orët e fundit më së shumti shi ka rënë në Pretor, tetë litra për metër katror, ndërsa më së paku në Dojran, Shtip, Shkup – Petrovec, Demir Kapi, Shkup – Z. Rid, Tetovë dhe Pozharanë, një litër për metër katror.
Deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm janë matur 5 litra për metër katror në Krushevë, 4 në Gjurishtë, 3 në Kodrën e Diellit, Dibër dhe Prilep, si dhe dy në Manastir, Hanet e Mavrovës dhe Lazaropole.
Më ftohtë deri në orën tetë të mëngjesit të sotëm ka qenë në Kodrën e Diellit gjashtë gradë, ndërsa maksimalja 14 është matur në Shkup – Zajçev Rid, Dojran dhe Gjevgjeli. Temperatura ka qenë tetë gradë në Lazaropolë dhe Hanet e Mavrovës 9 në Krushevë, 10 në Berovë dhe Kriva Pallankë, 11 në Pretor, 12 në Kumanovë, Vinicë, Strumicë, Tetovë, Ohër, Prilep, Manastir dhe Shtip, si dhe 13 në Dibër , Shkup -Petrovec dhe Demir Kapi.
Moti sot do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, të cilat vende-vende do të jenë më të bollshme dhe të rrëmbyeshëm, sidomos pasdite dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 14 deri në 20 gradë.
Në Shkup vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu, më të bollshme pasdite dhe gjatë natës. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 18 gradë.