BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...

Modeli i ri i subvencionimit në bujqësi para Qeverisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski kumtoi se sot në mbledhje qeveritare do të prezantohet modeli i ri i sunbencionimit.

Ai pret, siç thekson në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk, bujqit ta kuptojnë drejtë politikën e re.

“Do ta prezantojmë modelin e ri të subvencionimit me çka do të rrumbullakësojmë fillim të një procesi të rëndësishëm. Pasojnë konsultime me të gjitha palët e involvuara pas çka në mënyrë të qartë do të prezantohet para tërë opinionit. Pres që bujqit ta kuptojnë drejtë politikën e re e cila para së gjithash është në interesin e tyre”, theksoi Nikollovski.

Siç paralajmëroi Nikollovski në brifing me gazetarët muajin e kaluar, modeli i ri i subvencionimit i krijuar me Agjencinë Pagesore, pritet të jetë i zbatueshëm prej 1 janarit të vitit 2023. Në thelbin e modelit të ri, përmendi, është pagesa e paradhënies.

Modeli ekzistues i subvencionimit, vlerësoi ministri, nuk i jep efektet e dëshiruara dhe tregon për manipulime dhe mundësi keqpërdorimi.

“Të rritet mbështetja për kulturat dhe prodhimet që i kërkon tregu sipas shembullit të përvojave evropiane, pagesat e drejtpërdrejta të kahëzohen drejt qëndrueshmërisë afatgjate të bujqve aktivë, veprimtaria kryesore e të cilëve është bujqësia, si dhe mirëmbajtja e sipërfaqeve të punueshme bujqësore dhe rritja e prodhimit të ushqimit, janë qëllimet kryesore që duhet t’i arrijë modeli i ri. Subvencionet ekzistuese për bujqit nuk do të shkurtohen, përkatësisht do të shpërndaheshin në disa programe të ndryshme. Modeli i ri do të thotë pagesë më e shpejtë dhe bujqit t’i kenë me kohë paratë në mënyrë që të fillojnë prodhimin e ri. Baza e këtij modeli është pagesa e paradhënies së subvencioneve, përkatësisht 30 për qind nga subvencionet e përgjithshme bujqit do t’i marrin edhe para se të përfundohen kontrollet administrative në Agjencinë pagesore. Me vetë paraqitjen, ata do të marrin 30 për qind subvencione në mënyrë që ta fillojnë prodhimin. Qëllimi është të arrijmë edhe kontroll më të madh të shfrytëzimit të këtyre mjeteve”, tha Nikollovski në brifing.

Latest Posts

Putin: Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë,...

Uniformat e policisë në Maqedoni edhe në gjuhën shqipe, hyn në fuqi ligji

Hyn në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë, të cilën Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit...

Ernesti së shpejti do bëj ‘boom’ në botën e grimit, ja si

Ai është një nga artistët e grimit, ndër më të njohurit në botë. Fjala është për shqiptarin Ernest.mua, i cili po krijon brendin e tij,...