BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...

Dritë jeshile nga Këshilli i BE-së për nënshkrimin e Fronteks me Maqedoninë e Veriut

Këshilli i BE-së sot miratoi vendimin për nënshkrimin e marrëveshjes për menaxhimin e kufirit ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja për menaxhimin e kufijve, e njohur ndryshe si Fronteks, u bllokua nga Bullgaria për shkak të përdorimit të fjalëve gjuhë maqedonase. Sofja sot e hoqi përfundimisht të drejtën e vetos, duke e lënë të paprekur formulën e gjuhës maqedonase, siç është rasti me të gjitha vendet e tjera të rajonit që kanë marrëveshje me agjencinë Fronteks. Marrëveshja tani duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian.

Ministri çek i Punëve të Brendshme, Vit Rakushan, e përshëndeti vendimin e Këshillit, duke theksuar se BE-ja dhe Ballkani Perëndimor përballen me sfida të përbashkëta të migracionit dhe mënyra e vetme për t’i zgjidhur ato është përmes veprimit të përbashkët.

“Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut është hap i rëndësishëm në këtë bashkëpunim të ngushtë. Ai do t’i mundësojë Fronteksit të ofrojë mbështetje konkrete në terren, në të mirë të Maqedonisë së Veriut dhe BE-së”, tha ai.

Parlamenti Evropian duhet të japë dritën jeshile sa më shpejt që Shkupi dhe Brukseli të nënshkruajnë zyrtarisht marrëveshjen më 20 tetor.

Pas hyrjes në fuqi, Fronteks do të jetë në gjendje të përfshihet më shumë në menaxhimin e kufijve në Maqedoninë e Veriut për sa i përket flukseve të migracionit dhe luftës kundër “emigrimit ilegal”. BE beson se forcimi i kontrolleve kufitare maqedonase do të ndihmojë në përmirësimin e sigurisë së kufijve të BE-së.

Pas skandaleve të shumta për shkeljet e të drejtave të njeriut të azilkërkuesve nga agjentët e Fronteks, Agjencia ka përfshirë dispozita të reja që synojnë forcimin e mbrojtjes së të drejtave themelore dhe forcimin e mbikëqyrjes së punës së Agjencisë.

Latest Posts

Putin: Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë,...

Uniformat e policisë në Maqedoni edhe në gjuhën shqipe, hyn në fuqi ligji

Hyn në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë, të cilën Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit...

Ernesti së shpejti do bëj ‘boom’ në botën e grimit, ja si

Ai është një nga artistët e grimit, ndër më të njohurit në botë. Fjala është për shqiptarin Ernest.mua, i cili po krijon brendin e tij,...