BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...

Ka qenë 24 herë shtatzënë, por ka dy fëmijë, nëna tregon dhimbjen …

Një nënë ka folur për dhimbjen e të qenit shtatzënë 24 herë, por ka vetëm dy fëmijë të gjallë.

Në 23 vitet e fundit, Imtiaz Fazil, 49 vjeç, ka pasur 17 aborte dhe pesë foshnja kanë vdekur para ditëlindjes së tyre të parë.

Imtiaz, e cila është nga Mançesteri, flet për dhimbjen e saj sepse dëshiron të thyejë stigmën rreth humbjes së foshnjës.

Ajo tha se mendon se tema është ende “tabu” brenda grupeve të Azisë Jugore dhe e ka përjetuar atë drejtpërdrejt me familjen e saj.

Imtiaz tha se të dashurit e saj “nuk më flasin shumë për këto” pasi mendojnë se “mund të lëndohem duke sjellë kujtime”.

Nëna, e cila pësoi kaq shumë humbje për shkak të një gjendjeje të rrallë gjenetike, tha: “Askush nuk më ka pyetur as nëse jam mirë ose nëse ende mendoj për foshnjat e mia.

“Nuk kalon asnjë ditë që të mos mendoj për fëmijët e mi,” tha ajo.

Ajo tha se pikëllimi i humbjes së 22 foshnjave ka bërë të vetën, por ajo donte të hapej për të ndihmuar të tjerët që mund të jenë në një situatë të ngjashme.

Imtiaz kishte disa këshilla të thjeshta për ta:

“Mos e mbani përbrenda. Nëse e mban, nuk do ia dalësh.

Duhet të hapeni dhe të flisni për këto situata, përndryshe do të plasni,” citon The Sun.

Latest Posts

“Bashkë Fitojmë” zyrtarizon kandidatët për këshillat bashkiakë, Ilir Alimehmeti kryeson Tiranën

Kryesia e drejtuar nga Sali Berisha miratoi kandidatët për keshillat bashkiakë, pasi kandidatët për kryetar bashkie janë zgjedhur nga procesi i primareve në fillim...

Putin: Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë,...

Uniformat e policisë në Maqedoni edhe në gjuhën shqipe, hyn në fuqi ligji

Hyn në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë, të cilën Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit...