Moti me vranësira, i freskët dhe me reshje shiu

Shkup, 14 tetor – Moti sot do të jetë me vranësira, i freskët dhe me reshje shiu. Në disa vende reshjet do të kenë karakter të rrëmbyeshëm, ndërsa në orët e mbrëmjes do të ndalen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi juglindor.

Temperatura maksimale do të lëvizë nga 11 deri në 17 gradë.

Në Shkup me vranësira, freskët dhe me reshje shiu, kohë pas kohe reshjet do të kenë karakter të rrëmbyeshëm. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.

Nga DPHM bëjnë të ditur se janë të mundshme reshje të rrëmbyeshme në disa vende me mbi 30 litra shi për metër katror. Vranësirat do të zvogëlohen natën e ardhshme dhe nga nesër do të ketë një periudhë të qëndrueshme të motit me rritje të temperaturës ditore. Temperaturat e mëngjesit gjatë fundjavës do të jenë mbi zero, e më pas do të bien deri diku nën zero.