Eskobar: Qeveria e Maqedonisë së Veriut është një partner i mirë në zbatimin e agjendës së integrimit evropian të vendit

Maqedonia e Veriut ka bërë të gjitha reformat e nevojshme për të hapur derën e parë të BE-së, nd;rsa Qeveria ka kapacitete të bëjë...

Shaqiri – Nedelkov: Me mbështetjen e SASHK-ut, MASH do të vazhdojë me modernizimin e sistemit arsimor

Ndryshimet në arsim duhet të vazhdojnë dhe SASHK-u do të japë kontribut aktiv në krijimin dhe zbatimin e politikave me të cilat Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe institucionet tjera kompetente do të përmirësojnë cilësinë e procesit arsimor në vend. Ky është konkluzioni nga takimi i sotëm i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri me kryetarin e Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov, gjatë të cilit u bisedua për gjendjen aktuale dhe planet e ardhshme në arsim.

Siç informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Shaqiri ka theksuar se është veçanërisht i kënaqur me bashkëpunimin me SASHK-un në muajt e kaluar gjatë të cilave ai drejton Ministrinë dhe pret që ky bashkëpunim të intensifikohet në interes të ndërtimit të një sistemi arsimor më të mirë, sëbashku me të gjitha proceset tjera që duhet ta afrojnë vendin drejt anëtarësimit në familjen evropiane, për të cilën tashmë kanë filluar negociatat.

Ministri i Arsimit theksoi se mësimdhënësit janë hallka më e rëndësishme në procesin arsimor dhe pa motivimin e tyre nuk mund të ketë mësim cilësor, e as ndryshimet nuk do të ishin efektive, andaj edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe SASHK-u avokojnë për avancimin e të drejtave të tyre dhe kushteve të punës. Ai përkujtoi se rritja e pagave të punëtorëve në shkollat ​​fillore dhe të mesme për 15 % nga muaji i kaluar është pikërisht rezultat i bashkëpunimit dhe marrëveshjes së suksesshme mes partnerëve socialë.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov, tha se është i kënaqur me qasjen e Ministrisë së Arsimit për bashkëpunim dhe realizim të përbashkët të iniciativave që janë në interes të nxënësve, mësimdhënësve dhe në përgjithësi në interes të arsimit cilësor. Ai pret, siç theksoi, që në të ardhmen institucionet e sistemit të ofrojnë një mekanizëm për rritjen e vazhdueshme të të ardhurave personale të punonjësve të arsimit.

Në takim u diskutua edhe për procesin e përpilimit dhe dorëzimit të teksteve dhe materialeve të reja mësimore, veçanërisht në arsimin fillor, si temë aktuale në ditët e kaluara. Bashkëbiseduesit ranë dakord se është një proces kompleks, por duhet kryer sa më shpejt, si dhe të punohet për ndryshimin e legjislacionit në të ardhmen me qëllim të thjeshtimit të procedurave dhe përfundimit të aktiviteteve në kohën e duhur para çdo viti të ri shkollor.

Latest Posts

BE i bën presion Serbisë për sanksionet kundër Rusisë

Presioni i Bashkimit Evropian ndaj Serbisë është duke u rritur, për shkak të refuzimit të Beogradit për t’i mbështetur sanksionet ndaj Rusisë, thonë diplomatë evropianë. Nga...

Macron: Perëndimi duhet të shqyrtojë kërkesat e Rusisë për sigurinë, nëse Moska pranon të negociojë

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Perëndimi duhet të shqyrtojë nevojën e Rusisë për garanci sigurie nëse Presidenti Vladimir Putin pranon të ulet në...