Pas zgjedhjes së anëtarëve të kryesisë qëndrore në BDI, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ka shkruajtur se nga një BDI e fortë përfitojnë qytetarët dhe vendi.
“BDI është vlerë kombëtare.Me transmetim të drejtëpërdrejtë në media, BDI zgjodhi kryesinë qëndrore dhe shpalli zgjedhjet brendapartiake në forumin rinor dhe degët e BDI. Nga një BDI e fortë përfitojnë qytetarët dhe vendi! Bashkë është më mirë“, ka shkruar Grubi.