Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Lufta bërthamore, parashikime shokuese për pasojat: 34 milionë viktima vetëm në orët e para

Vetëm në orët e para të një lufte bërthamore , do të kishte të paktën 34 milionë vdekje në botë , edhe nëse do të përdoreshin armë atomike ‘taktike’, domethënë më pak të fuqishme, por gjithsesi rezultati do të ishte katastrofik.

Kjo është tabloja tragjike e pikturuar nga IRIAD, Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Arkivit të Çarmatimit.

Në Itali do të sulmoheshin bazat e Ghedi (Brescia) dhe Aviano (Pordenone), ku janë vendosur rreth 40 koka bërthamore. Më pas, raketat ruse të tipit Sarmat mund të lëshoheshin kundër qendrave ushtarake në  Vicenza (Caserma del Din dhe Caserma Ederle), Livorno (Camp Darby), Gaeta, Napoli (Aktiviteti i Mbështetjes Detare), Taranto , Sigonella (Stacioni Ajror Detar).

Sipas simulimit të revistës online në Itali armët bërthamore do të shkaktonin të paktën 55,000 vdekje dhe mbi 190,000 lëndime, veçanërisht në qytetet që presin objektivat.

Një vlerësim i përafërt parashikon  rreth 21,000 të vdekur dhe 109,000 të plagosur në Napoli, 12,000 të vdekur dhe 45,000 të plagosur në Vicenza, 12,000 të vdekur dhe 5,000 të plagosur në Gaeta, 7,500 të vdekur dhe gati 27,000 të plagosur në Taranto. Dhe tragjedisë njerëzore do t’i shtohej kaosi social, nga sfera ekonomike e deri te infrastrukturat e shkatërruara. I gjithë gadishulli do të ndikohej edhe nga vazhdimësia e rrezatimit.

IRIAD,për të bërë këtë vlerësim tragjik përdori modelin e skenarit të zhvilluar nga Alex Wallerstein dhe të aplikuar nga Universiteti Princeton në rast se rusët do t’i drejtoheshin armëve bërthamore, duke thyer kështu paktin e pashkruar që i pengon fuqitë bërthamore t’i përdorin ato më parë. /Quatidiano.net

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...

Panariti: Mbështetja për bujqësinë, shumë më pak se Kosova e Maqedonia e Veriut

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se mbështetja në bujqësi në vendin tonë është shumë herë më e ulët se në...