Ky ishte reagimi i Messit kur u provokua me fanellë të Ronaldos

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë rivalët më të mëdhenj të futbollit tash e gati dy dekada. Duke e pasur parasysh këtë fakt, disa tifozë...

TË FUNDIT

Mariçiq: Nacionalizmi së bashku me dezinformatat janë sëmundjet më të rënda të demokracisë

Maqedonia e Veriut është projektuar të jetë model i suksesshëm multietnik. Prandaj është e rëndësishme që atë model ta mbrojmë në mënyrë të duhur,...

MASH: Bashkësia ndërkombëtar me mbështetjen t në përpjekjet për të mundësuar të drejtën për gjuhën amtare të çdo fëmije

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Bashkësia Ndërkombëtare kanë qëndrim identik kur bëhet fjalë për mundësimin e të drejtës për arsimim në gjuhën amtare...

Zbulohet pasuria/ Komuna e zhytur në borxhe, qyteti në gjendje katastrofike, por Bilall Kasami është milioner (Dokument)

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kryetar aktual i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka paraqitur pasuri...

Rexhepi: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sot lëshoi leje për ndërtimin e qarkores në Tetovë

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ka informuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se sot është lëshuar leja përkatëse për ndërtimin...

“UÇK luftoi për çlirimin e një populli të shtypur”, Rama iu përgjigjet demokratëve: Votuat pro rezolutës së Marty-t

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar mbi raportin e Dick Martyt, pas fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të KiE.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama i bëri thirrje Asamblesë të mbështesë propozimin për ndryshim nga delegacionit shqiptar.

Postimi i plotë:

🇽🇰KUJTESA HISTORIKE na e thotë sot me fakte të shkruara, se kur rezoluta e iniciuar nga përfaqësuesit e partisë së Vladimir Putinit dhe e mbështetur më tej nga raporti famëkeq i Dick Marty-t mbi trafikun e organeve njerëzore, u paraqit për votim në Asamblenë e Përgjithshme, ajo fatkeqësisht mori votën pro të përfaqësuesit të Partisë Demokratike në delegacionin shqiptar, ndërsa u kundërshtua nga dy përfaqësuesit e tjerë nga Shqipëria, Damian Gjiknuri e Shpëtim Idrizi.

Ja fjala që përfaqësuesi i Partisë Socialiste në delegacionin e vendit tonë në Këshillin e Europës, Damian Gjiknuri, i drejtoi pa sukses Asamblesë së Përgjithshme:

🇦🇱Ky raport ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, për shkak të seriozitetit të akuzës, natyrës së krimeve të pretenduara dhe MUNGESËS SË PROVAVE. E kuptojmë se ideja e konspiracionit që rrethoi paaftësinë e Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) për të hetuar krimet e pretenduara dhe zbulimi në respekt të një prej lojtarëve kryesorë për të ndjekur krime të tilla, Carla del Ponte, është çka e nxiti këtë Asamble të kërkojë nga Dick Marty përpilimin e një raporti të plotë, të bazuar në prova, si edhe të hedhë dritë mbi çështjet, në vend që të përsërisë akuzat e bëra më parë nga të tjerët.

Fatkeqësisht, na duhet ta pranojmë që ky raport nuk ka as edhe një gjë të re me rëndësi dhe vetëm sa është shtuar ai vetë në numrin e çështjeve politike të rajonit. Nuk ka AS EDHE NJË PROVË dhe në shumë pjesë ka thjesht natyrën e një opinioni politik, po jo të një raporti hetimor.

Raporti është i mbushur me kontradikta që kanë të bëjnë me aktivitetin e supozuar dhe shpërfillës ndaj çdo pune të mëparshme të bërë nga ICTY. Një prej tyre është çështja e dy shtëpive famëkeqe: “Shtëpia e Verdhë”, për të cilën hetimi i ICTY nuk solli asnjë informacion dhe në Fushë-Krujë, ajo shtëpia e famshme ku gjoja merreshin organet. Por e cila, siç edhe citohet në raport, nuk kishte asnjë lidhje me aktivitetet e pretenduara.

Kjo na shtyn të besojmë se raporti është më shumë TRILLIM POLITIK sesa hetim i bazuar në prova dhe kësaj Asambleje nuk i shkon për shtat diçka e tillë. Por pavarësisht nga natyra politike e raportit, duke pasur parasysh rëndësinë e akuzave, ne si delegacion shqiptar kemi paraqitur një sërë pikash, të cilat kërkojnë një riformulim të arsyeshëm të akuzave të nxjerra në Raport.

Mendojmë se thelbi i rezolutës nuk është të bëjë politikë me krimin e pretenduar, por të nxisë bashkëpunimin midis autoriteteve të drejtësisë, për të zbuluar nëse diçka e tillë ka ndodhur realisht. Kështu që le të hetojnë të gjitha vendet, dhe të heqim nga raporti konsiderata politike që njollosin njërën palë, pra SHQIPTARËT DHE UÇK-në.

Prandaj, unë i bëj thirrje Asamblesë të mbështesë ndryshimet e propozuara nga delegacioni shqiptar, të cilat kërkojnë një hetim të duhur të çështjes dhe të shmangë shpalljen fajtore paraprakisht të një organizate të tërë politike, PËR ARSYEN E VETME SE AJO LUFTOI PËR ÇLIRIMIN E NJË POPULLI TË SHTYPUR!
Strasburg, 25 janar 2011

Latest Posts

Mariçiq: Nacionalizmi së bashku me dezinformatat janë sëmundjet më të rënda të demokracisë

Maqedonia e Veriut është projektuar të jetë model i suksesshëm multietnik. Prandaj është e rëndësishme që atë model ta mbrojmë në mënyrë të duhur,...

MASH: Bashkësia ndërkombëtar me mbështetjen t në përpjekjet për të mundësuar të drejtën për gjuhën amtare të çdo fëmije

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Bashkësia Ndërkombëtare kanë qëndrim identik kur bëhet fjalë për mundësimin e të drejtës për arsimim në gjuhën amtare...

Zbulohet pasuria/ Komuna e zhytur në borxhe, qyteti në gjendje katastrofike, por Bilall Kasami është milioner (Dokument)

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kryetar aktual i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka paraqitur pasuri...

Rexhepi: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sot lëshoi leje për ndërtimin e qarkores në Tetovë

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ka informuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se sot është lëshuar leja përkatëse për ndërtimin...

Mos i humbisni

Miratohet marrëveshja për projektim të rrugës Tetovë – Prizren/ Grubi: Vazhdojmë punën në drejtim të përforcimit të lidhjeve tona kombëtare

Në seancën e sotme qeveritare është miratuar marrëveshja për projektimin e rrugës Tetovë-Prizren, lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Grubi...

Besimi: Nuk mendoj për kryeministër të Qeverisë teknike, në BDI ka mjaft zgjidhje kadrovike të cilët mund ta bëjnë atë

Ministri i Financave dhe anëtar i kryesisë së lartë të BDI-së, Fatmir Besimi theksoi se nuk mendon për kryeministër të Qeverisë teknike. Ai potencoi...

Grubi: Duke shërbyer ndaj idealeve përparimtare të vendit, nderojmë kombin dhe flamurin shqiptarë

Nën përkujdesjen e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u mbajt sot në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut Akademi Solemne me rastin...

Izraeli e konfirmon: Hamasi liroi 12 pengje, mes tyre 10 gra

Ministria e Mbrojtjes izraelite ka konfirmuar lirimin e 12 pengjeve të Hamasit, mes të cilëve 10 gra izraelite. Pengjet e liruara i janë...

NATO dhe BE zotohen për ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor

Ministrat e Jashtëm të NATO-s, po diskutojnë tensionet në Ballkanin Perëndimor, mes thirrjeve për shtimin e pranisë ushtarake të aleancës për shkak të shqetësimeve...