Gjendet një trup i pajetë në rrugën Shkup-Bllacë

Në rrugën magjistrale Shkup-Bllacë, rreth orës 11:30 (30.03.2023) është denoncuar se tek qarkorja në Vizbeg është gjetur një trup i pa jetë, pa kokë. Në...

Mosdeklarim të pasurisë, ngrihet aktakuzë ndaj ministres së Industrisë në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka thënë të premten se prokurori i këtij institucioni ka ngritur aktakuzë kundër R.H, për veprën penale “mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Këto të hyra duhet të raportohen në Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit. Sipas mediave lokale në Kosovë, aktakuza është ngritur ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Vetë ministrja Hajdari nuk është deklaruar për këtë gjë. Deklarimi i pasurisë nga personat publikë në Kosovë ka filluar qysh në vitin 2007.

Deri më tash, duke mos përfshirë mjekët dhe profesorët, deklarimin e pasurisë në Kosovë e kanë bërë rreth 5 mijë zyrtarë publikë, nisur nga presidentja, kryeministri, ministrat, deputetët, kryetarët e komunave e deri te mijëra zyrtarë të tjerë që kanë pozita udhëheqëse.

Pas përfundimit të procesit të deklarimit të pasurisë, Agjencia Kundër Korrupsionit, përmes shortit, zgjedh një numër të caktuar të zyrtarëve publikë, të cilëve ua verifikon pasurinë e deklaruar. Ligji për deklarimin e pasurisë i obligon zyrtarët e lartë publikë që ta deklarojnë pasurinë e tyre 30 ditë nga marrja e postit të ri dhe pastaj në baza vjetore.

Mosdeklarimi i pasurisë, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, ndërsa deklarimi i rremë i pasurisë është i dënueshëm me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muajsh deri në pesë vjet. Kosova nuk ka ende ligj për verifikimin prejardhjes së pasurisë.

Marrë nga REL

Latest Posts

Atanasoski: Qëndrimi i VMRO-së kundër ndryshimeve kushtetuese, kundërshtim i politikës perëndimore të Maqedonisë së Veriut

Kundërshtimi i ndryshimeve kushtetuese, nga koalicioni VMRO-DPMNE – ‘Levica’, i dy partive parlamentare që kundërshtojnë përfshirjen e bullgarëve në Preambulë, si dispozitë e të...

Ky është Refki “Papiqulo”, pronari i BMW-së së famshme dhe me 225 gjoba në sirtar

Ky është personi më i famshëm aktualisht në Prishtinë, së fundmi i njohur me nofkën “Papi Chulo”, Refki Hajzeri. 34-vjeçari prej kohësh me veturën e...

Gjendet një trup i pajetë në rrugën Shkup-Bllacë

Në rrugën magjistrale Shkup-Bllacë, rreth orës 11:30 (30.03.2023) është denoncuar se tek qarkorja në Vizbeg është gjetur një trup i pa jetë, pa kokë. Në...