Agim Ademi e konfirmon: Kosovë-Izraeli, me praninë e publikut

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e...

TË FUNDIT

Të shtëna me armë pranë Universitetit të Nevadës në SHBA, raportohet për viktima

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e mërkurë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, ku raportohet se ka patur disa persona...

Panik në Bruksel, larje hesapesh mes bandave! Plagosen tre persona

Brukseli është tronditur sërish mbrëmjen e së mërkurës, ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur tre persona të plagosur.   Mediat belge...

Paralajmërimi i fortë nga Shkupi: Dalim nga “Ballkani i hapur” nëse dëmtohet Kosova

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha të dielën në Shkup se nisma e Ballkanit të Hapur synon thellimin e bashkëpunimit mes shteteve të rajonit. Por, ajo sipas tij “nuk do të jetë e plotë pa pjesëmarrjen e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor”.

Në një aktivitet me ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, me rastin e 13 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dyja vendeve, Osmani tha se Maqedonia e Veriut mund të largohet nga Ballkani i Hapur nëse ndonjë nga shtetet do të dëmtohej nga kjo nismë.

Maqedonia e Veriut ka njohur shtetin e Kosovës më 9 tetor të vitit 2008. marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë vendosur më 16 tetor të vitit 2009.

“Ballkani i Hapur është një nismë organike. Një nismë e vendeve të rajonit, që krijon ndjesinë se ne edhe vetë mund të bashkëpunojnë pa na ftuar dikush tjetër në ndonjë nismë tjetër. Por, problem i Ballkanit të Hapur është se aty nuk janë të 6 shtetet”, tha Osmani.

“Vlerësoj se janë legjitime qëndrimet e tri shteteve tjera që kanë vendosur të mos jenë pjesë e nismës. Detyra jonë është që të bëjnë përpjekje që t’i bindim. Por, ne përmes rezultateve duhet të dëshmojnë se jemi vlerë. Nëse nuk tregojmë rezultate atëherë s’ka se pse dikush të na bashkohet”.

Ne, si Maqedoni Veriut nuk do të lejojmë që ndonjë shtet tjetër të dëmtohet. Ne konsiderojmë se nëse dikush do të dëmtohet, mendoj këtu edhe për Kosovën për shkak të pikëpamjeve të saj ndaj kësaj nisme, atëherë ne nuk do të marrim pjesë në këtë nismë. Ne do të jemi gardianë të mbrojtjes së cilit do shtet në Ballkanin e Hapur”, ka deklaruar Osmani.

Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut i jep mbështetje Kosovës në të gjitha nismat dhe përpjekjet për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare si në NATO, Këshillin e Evropës si dhe liberalizimin e vizave

“Maqedonia e Veriut mbështet fuqishëm Republikën e Kosovës në rrugën e njohjeve ndërkombëtare. Ne para disa ditëve i bëmë thirrje BE që menjëherë, pa asnjë vonesë të miratoj liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ne po i japim mbështetje Kosovës edhe në Këshillin e Evropës për pranimin e saj në këtë institucion evropian, por edhe në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare”, ka deklaruar Osmani.

Sipas tij, kjo është rruga e vetme për të stabilizuar rajonin që të vazhdojë procesin e anëtarësimit në NATO dhe BE.

“Si vend anëtare e NATO-s, Maqedonia e Veriut është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Në këtë kuadër i japim mbështetje përpjekjeve të Kosovës që të bëjë pjesë e aleancës”, tha ai.

Nisma Ballkani i Hapur është vazhdimësi e Mini-Shengenit ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ballkani i Hapur është thënë se synon të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kosova, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e saj./REL

Latest Posts

Të shtëna me armë pranë Universitetit të Nevadës në SHBA, raportohet për viktima

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e mërkurë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, ku raportohet se ka patur disa persona...

Panik në Bruksel, larje hesapesh mes bandave! Plagosen tre persona

Brukseli është tronditur sërish mbrëmjen e së mërkurës, ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur tre persona të plagosur.   Mediat belge...

Mos i humbisni

Spasovski: Vanja ka vdekur nga plaga me armë zjarri, janë gjetur dy armë në afërsi të Shkupit

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një deklaratë të mbajtur mbrëmë në lidhje me pyetjen nëse Vanja, vajza 14-vjeçare, ka qenë e...

Moti i acartë shkakton 3 viktima në Gjermani

Prej disa ditësh Gjermani është “pushtuar” nga moti i acartë, dhe për pasojë tre persona kanë humbur jetën.   Gjithashtu prej 3 ditësh është i...

Frika nga një “Çernobil i ri”, ngrihet alarm për një rrjedhje në fabrikën e mbetje radioaktive

Sellafield, objekti bërthamor më i rrezikshëm i Evropës, ka një rrjedhje të përkeqësuar nga një kapanon i madh mbetjesh radioaktive që mund të rrezikojë...