Eskobar: Qeveria e Maqedonisë së Veriut është një partner i mirë në zbatimin e agjendës së integrimit evropian të vendit

Maqedonia e Veriut ka bërë të gjitha reformat e nevojshme për të hapur derën e parë të BE-së, nd;rsa Qeveria ka kapacitete të bëjë...

Autostrada ku u përplas autobusi i “Besa Trans” nuk është mirëmbajtur si duhet, kërkohet dëmshpërblim

Sofje, 17 tetor – Ekspertiza në procedurën e zbatuar parahetimore tregon mirëmbajtje të dobët apo mungesë të shenjave në rrugë dhe të sinjalizimit rrugor. Këtë e deklaroi një nga avokatët në këtë rast, Nikollaj Dimitrov, i cili përfaqëson pjesë të viktimave në këtë fatkeqësi.

“Që tani, të hënën do të dorëzojmë padi në gjykatën e qytetit në Sofje, ndërsa vet procedura hynë në fazë gjyqësore. Çmimi i përgjithshëm i gjithë dëmit është më tepër se dy milion leva. Flas vetëm për njerëzit që ne i përfaqësojmë. Veçanërisht ka edhe shumë të lënduar tjerë”, deklaroi avokati Nikollaj Dimitrov.

Kolegu i tij, Georgi Radkov, theksoi se personi që ka kryer ekspertizën, ka konstatuar dy shkelje.

“Ekspertuesi ka kryer kontroll në pjesën provuese, si dhe disa kilometra më përpara, dhe ka konstatuar dy shkelje”, thotë Radkov.

Fatkeqësia ndodhi në orët e hershme më 23 nëntor vitin e kaluar, kur një autobus i “Besa Trans” i cili nga Stambolli ktheheshte në Shkup, u përplas në një gardh në autostradën “Struma”. Mes të vdekurve kishte 45 udhëtarë ndërsa 12 ishin fëmijë. Shtatë të tjerë shpëtuan duke kërcyer nga dritaret.

Procedura parahetimore vazhdon. Para një muaji në të njejtin vend u rrokullis një kamion.

Latest Posts

BE i bën presion Serbisë për sanksionet kundër Rusisë

Presioni i Bashkimit Evropian ndaj Serbisë është duke u rritur, për shkak të refuzimit të Beogradit për t’i mbështetur sanksionet ndaj Rusisë, thonë diplomatë evropianë. Nga...

Macron: Perëndimi duhet të shqyrtojë kërkesat e Rusisë për sigurinë, nëse Moska pranon të negociojë

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Perëndimi duhet të shqyrtojë nevojën e Rusisë për garanci sigurie nëse Presidenti Vladimir Putin pranon të ulet në...