30 vendime për doganierët, Hasani: Arritëm të realizojmë prioritetit për zgjidhjen e statusit të nëpunësve doganor

Zëvendës drejtori i Doganave, Muharem Hasani ka shpërndarë 30 vendime të përhershme pune për doganierët. Pas përfundimit të procedurave për ndarje të vendimeve, Asani ka...

Lajçak: Marrëveshja për energjinë dhe targat e makinave kërkojnë zgjidhje urgjente

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha të hënën në Beograd se çështja e energjisë dhe targave të makinave kërkojnë zgjidhje urgjente mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai i bëri këto komente pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, disa ditë pas vizitës në Kosovë.

Zoti Lajçak shkroi në Twitter se në Beograd ka vazhduar diskutimin e hapur dhe serioz me presidentin e Serbisë në rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve. “Energjia dhe targat ishin kryesore në agjendën tonë pasi nevojiten urgjentisht zgjidhje”, shkroi ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç shkroi në rrjetet sociale se pati një bisedë serioze dhe të përgjegjshme ndërsa nënvizoi se Serbia do të vazhdojë të luftojë për të shpëtuar vendin dhe popullin, duke këmbëngulur në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Vizitat e zotit Lajçak po ndodhin në një kohë kur diplomacia perëndimore është vënë në përpjekje për të nxitur përparim në bisedime. Muajin e kaluar kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron angazhuan këshilltarët e tyre të cilët qëndruan në rajon për të mbështetur bisedimet. Pas vizitës së tyre u tha se ka një nismë franko-gjermane për përmbylljen e bisedimeve Kosovë – Serbi, por nuk është propozim përfundimtar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se Franca dhe Gjermania kanë paraqitur një dokument me të cilin kërkojnë që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por pa e njohur pavarësinë e saj.

Por kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se po diskutohen modele të ndryshme, por nuk ka diçka përfundimtare apo vendimtare që do të mund të thuhej se ky është propozimi franko-gjerman.

Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill tha se të dy udhëheqësit janë pajtuar që ta shqyrtojnë nismën franko gjermane duke i shprehur mbështetje por pa folur rreth hollësive të saj.

Analisti Agon Maliqi thotë për Zërin e Amerikës se propozimi i ashtuquajtur franko-gjerman thjesht ka formalizuar disa ide për atë se çka është e mundshme në këtë periudhë si lloj e marrëveshjes.

“Për Kosovën sfidë në këtë dialog është çështja e Asociacionit të komunave serbe dhe nivelit të kompetencave që ajo mund t’i marr pra kjo është diçka të cilën për kryeministrin Kurti është veçanërisht e ndjeshme dhe njëkohësisht të arrihet një far zhbllokimi ndërkombëtar. Për Serbinë ajo që është vështirësi më e madhe për (Aleksadnër) Vuçiçin në këtë moment është çështja e njohjes formale”, tha zoti Maliqi.

Ai thotë se ndërmjetësuesit ndërkombëtarë po mundohen të ofrojnë një lloj kuadri që mund të arrijë dy synime njëkohësisht.

“Pra ta zhbllokoj Kosovën ndërkombëtarisht pjesërisht dhe jo krejtësisht sepse OKB është një debat tjetër me Rusinë pra i cili është ndërlikuar shumë nga zhvillimet në Ukrainë dhe së dyti të mos e kthej Kosovën në një lloj Bosnje dhe këtë kemi pasur mesazh që ka ardhur nga zyrtarët perëndimor. Por paralelisht synimi tjetër është që Serbia të mbahet në një far kursi pro perëndimor dhe të paktën të mbahet si një lloj partneri në temat e sigurisë në këto kohë të luftës. Prandaj po propozohet një zgjidhje e ndërmjetme dhe jo krejtësisht përfundimtare që arrin këto dy synime”, tha zoti Maliqi.

Drejtori i Grupit Ballkanit për hartimin e politikave, Naim Rashiti thotë se çdo proces që vendos një ritëm të ri të dialogut për marrëveshje politike është i dobishëm për Kosovën

“Elementet e saj nuk janë aq të rëndësishme se a është njohje eksplicite apo implicite sa është korniza e re në tavolinë dhe një vullnet politik ndërkombëtarë, evropian, për të vendosur një dinamikë të re në dialogun, diçka që kemi kërkuar gjithmonë sepse sidomos Kosova sepse dialogu ka qenë shumë teknik dhe nuk kemi në tavolinë një proces të mirëfilltë të dialogut për normalizim të marrëdhënieve, kjo është e mira e këtij procesi”, tha ai.

Zoti Rashiti thotë se nëse arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që mbyll konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë dhe njeh juridiksionin e njëra tjetrës, çështja e Asociacionit do të mbetët dytësore.

“Po që se kemi një proces të fuqishëm sikur në procesin e Vjenës i cili eventualisht do të mbyllej me sukses dhe me pajtim mes dy palëve pak rëndësi do të jetë se si do të duket Asociacioni, kompetencat e tij, modalitetet e ndryshme e kështu me radhë. Unë besoj që edhe elita politike e Kosovës dhe institucionale do të pajtoheshin në fund të punojnë në një kornizë të tillë që Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale mes Serbisë dhe Kosovës çfarëdo modaliteti që ndërtohet gjatë negociatave”, tha zoti Rashiti.

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në bisedime të lehtësuara nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011 për arritjen e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve./voa

Latest Posts

Ademi priti në takim ambasadorin Qehaja

Koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi ka realizuar takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja. Zhvillimet e...

30 vendime për doganierët, Hasani: Arritëm të realizojmë prioritetet për zgjidhjen e statusit të nëpunësve doganor

Zëvendës drejtori i Doganave, Muharem Hasani ka shpërndarë 30 vendime të përhershme pune për doganierët. Pas përfundimit të procedurave për ndarje të vendimeve, Asani ka...

30 vendime për doganierët, Hasani: Arritëm të realizojmë prioritetit për zgjidhjen e statusit të nëpunësve doganor

Zëvendës drejtori i Doganave, Muharem Hasani ka shpërndarë 30 vendime të përhershme pune për doganierët. Pas përfundimit të procedurave për ndarje të vendimeve, Asani ka...