Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim ministrin malazez, Fatmir Gjeka

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e priti ministrin e Malit të Zi për të Drejtat e Njeriut...

“Lum” dronësh kamikaz mbi Kievin/ Zelensky: Nuk do na thyejnë dot

Ushtria ruse ka sulmuar sërish qendrën e Kievit. Të paktën 3 shpërthime me dronë kamikazë Iranian janë dëgjuar mëngjesin e kësaj të enjteje në kryeqytetin ukrainas.

 

Në pamje duket se nga sulmi janë përfshirë nga flakët disa banesa. Kryebashkiaku Vitali Klitschko ka konfirmuar se 18 persona janë shpëtuar, teksa dy të tjerë kanë mbetur nën rrënoja.

 

Një ndërtesë është dëmtuar, si rezultat i një sulmi me dron kamikaze në  një lagje të kryeqytetit.  Aktualisht nga godina janë shpëtuar 18 persona. Sipas informacioneve paraprake dy banorë mbeten nën rrënoja. Ndërkohë që vazhdojnë operacionet e shpëtimit.Ende nuk ka informacione për viktima,

 

Ndërkohë, në lidhje me sulmet e fundit ka reaguar edhe presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky.

 

“Gjithë natën dhe gjithë mëngjesin, armiku terrorizon popullatën civile. Dronët kamikazë dhe raketat janë duke sulmuar gjithë Ukrainën. Armiku mund të sulmojë qytetet tona, por nuk do të mund të na thyejë.”

 

Sulmet vijnë një javë pasi kryeqyteti ukrainas u godit nga raketat ruse, ku 19 persona humbën jetën.

Ndërkohë, Franca ka ofruar mbështetjen e saj për Ukrainën me sisteme mbrojtëse ajrore si dhe me një program trajnimi për ushtarët. Ministri i mbrojtjes së Francës  ka bërë me dije se deri në 2.000 ushtarë ukrainas do të përfshihen në njësitë ushtarake në Francë për disa javë për trajnime luftarake.

 

Latest Posts

“Opozita rrezikon të humbasë Bashkinë e Tiranës”/ Korreshi tregon arsyen, ja pse po i largohen kandidatët Alibeajt

Demokratët në zgjedhjet vendore të 14 majit do të jenë të ndarë në dy grupe, ku në një pjesë të bashkive do u kërkohet...

Kryetari Ahmeti takohet me Bruno Ceka: Mërgata është pjesë e pandarë e sukseseve dhe sfidave tona

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadorin e kombit, Bruno Ceka. Ahmeti, përmes një statusi në rrjetin social...

Vlora dhe Kaltrina Neziri shfaqen sukseshëm në “Javen e Modës në Paris”

Dizenjatoret Vlora dhe Kaltrina Neziri, kanë shënuar një tjetër sukses në fushën e modës, duke u prezantuar denjësisht në një nga eventet më të...