Rasti “Tot”, dënohen me nga 18 vjet Gjorgjievski dhe Levkovska, Kostovski me 16 vjet burgim

Në Gjykatën Penale sot u shpall aktvendimi për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot, i cili ishte rrahur deri në vdekje para një klubi...

Banka Popullore e RMV-së filloi publikimin e të dhënave për kreditë për financim “të gjelbër”

Banka Popullore në ueb-faqen e saj, në mesin e të dhënave dhe treguesve për sistemin bankar të Maqedonisë së Veriut, ka filluar të publikojë edhe të dhënat tremujore për kreditë e financimit të gjelbër të miratuara për amvisëritë dhe shoqëritë jofinanciare.

Në informacionin e BP bëhet e ditur se publikimi i këtyre të dhënave është një nga aktivitetet e Bankës Popullore që kontribuon në krijimin e një ekonomie “të gjelbër” dhe të qëndrueshme.

“Deri më tani, Banka Popullore ka ndërmarrë disa aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit për pasojat e ndryshimeve klimatike dhe për komponentin gjithnjë e më të përhapur “të gjelbër” në financa në ekonominë maqedonase. Të ashtuquajturat “kredi të gjelbra” synojnë përmirësimin e eficencës energjetike të amvisërive dhe sektorit privat, për investime në teknologjitë e gjelbra, materiale dhe zgjidhje dhe për investime në burimet e rinovueshme të energjisë, kontrollin dhe parandalimin e ndotjes, mbrojtjen e mjedisit, si dhe reduktimin e rreziqeve nga ndryshimet klimatike”, thuhet në njoftim.

Banka Popullore rikujton se në fillim të vitit 2022 kanë kryer anketë për rreziqet e ndryshimeve klimatike, sipas së cilës 40 për qind e bankave vendase dhe bankave të kursimit kanë futur produkte dhe shërbime si reagim ndaj ndryshimeve klimatike, ndërsa 80 për qind e të anketuarve u përgjigjën se po shqyrtojnë futjen e produkteve dhe shërbimeve të reja në përgjigje të ndryshimeve klimatike.

“Ndryshimet klimatike dhe sociale, me të cilat po përballemi gjithnjë e më shumë, lënë gjurmë të dukshme në ekonominë globale dhe mund të ndikojnë në arritjen e objektivave të bankave qendrore. Prandaj është e nevojshme që politikëbërësit të angazhohen për të zbutur pasojat e mundshme ekonomike të ndryshimeve klimatike. Në të ardhmen, transformimi i gjelbër dhe ai digjital mund të kontribuojnë në ndërtimin e ekonomive më të forta që janë rezistente ndaj goditjeve,” thotë Banka Popullore, duke shtuar se “sfidat me të cilat po përballen tani ekonomitë e botës janë dëshmi se duhen kërkuar zgjidhje alternative dhe të mendohet në mënyrë afatgjatë në drejtim të ofrimit të burimeve të qëndrueshme të energjisë dhe rritjes së prodhimit të ushqimit”.

Latest Posts

Rexhepi: Ligji per themelimin e Agjencisë për siguri në komunikacion miratohet në tremujorin e parë të 2023

Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, sot mori pjesë në puntorinë e organizuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në bashkpunim me...

Rasti “Tot”, dënohen me nga 18 vjet Gjorgjievski dhe Levkovska, Kostovski me 16 vjet burgim

Në Gjykatën Penale sot u shpall aktvendimi për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot, i cili ishte rrahur deri në vdekje para një klubi...

Shqipëria mbetet pa trajner

Tekniku italian Edy Reja zyrtarisht, nuk është më trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit. Kontrata e Reja-s me FSHF ka përfunduar sot, duke mbyllur kështu...

116 gjoba në Shkup, 15 vozitës pa patentë shoferi

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka regjistruar gjithsejtë 116 shkelje të rregullave të trafikut vetëm në Shkup....