Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Hapet “Ishulli i Thesarit”/ Veliaj: Kopësht dhe çerdhe sipas modelit italian 

“Ishulli i Thesarit” quhet çerdhja dhe kopshti më i ri në kryeqytet që këtë vit priti 200 fëmijë. Erion Veliaj tha se një element i veçantë i këtij kopshti është përshtatja e sistemit didaktik, sipas atij të Regio Emilias, i realizuar falë bashkëpunimit me ambasadën italiane.

 

 

“Më pëlqen shumë emri “Ishulli i Thesarit”, por edhe didaktika e kopshtit sipas sistemit të Regio Emilias, në sajë të bashkëpunimit që kemi me Ambasadën Italiane. Unë besoj se në kopësht nuk rriten vetëm fëmijët, por ndryshon edhe mentaliteti i prindërve për të kuptuar trendin botëror, si po i rrisin fëmijët në Itali e Gjermani”

 

 

Veliaj shtoi se sot dora e solidaritetit, si e qeverisë, ashtu edhe e bashkisë, po shtrihet kudo në një kohë të vështirë për shkak të luftës në Ukrainë, e cila ka rritur çmimet dhe koston e jetesës.

 

 

Në qoftë se qeveria ndihmon me ndihmën ekonomike, pagesën e aftësisë së kufizuar, rritjen e pensioneve, të rrogave, detyra jonë është të ndihmojmë uljen e kostove. Kjo do të thotë se vendimi ynë që t’i subvencionojmë kopshtet 1 me 7 – pra, për çdo 1 lek që paguan një familje, 7 lek i paguan Bashkia e Tiranës – është një mënyrë për t’iu gjendur pranë familjeve që kanë nevojë, familjeve që duan të shkojnë në punë, por ama na kanë besuar dritën e syrit në një mjedis të sigurt”

 

 

Kryebashkiaku nënvizoi se këtë vit janë hapur 12 shkolla dhe 8 kopshte e çerdhe të reja në kryeqytet.

 

 

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...

Panariti: Mbështetja për bujqësinë, shumë më pak se Kosova e Maqedonia e Veriut

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se mbështetja në bujqësi në vendin tonë është shumë herë më e ulët se në...