Gjendet një trup i pajetë në rrugën Shkup-Bllacë

Në rrugën magjistrale Shkup-Bllacë, rreth orës 11:30 (30.03.2023) është denoncuar se tek qarkorja në Vizbeg është gjetur një trup i pa jetë, pa kokë. Në...

Krimi horror në Paris/ Autorja e futi 12-vjeçaren në valixhe të gjymtuar, dyshohet se e përdhunoi para se ta vriste

Një grua e pastrehë është vrasësja e dyshuar e vajzës 12-vjeçare të gjetur të vdekur në një valixhe në Paris, një krim që ka tronditur shoqërinë franceze.

 

Dambia B., një 24-vjeçare me origjinë nga Algjeria dhe “probleme ekstreme psikologjike” akuzohet për përdhunimin, torturimin dhe vrasjen e vogëlushes Lola Davie të premten e kaluar. Në konferencën e djeshme për media, Prokuroria tha se, gjatë marrjes në pyetje, e arrestuara ka bërë pretendime të ndryshme, herë duke pranuar e herë duke mohuar faktet e rastit. Por përfundimisht ajo pranoi se e mori vajzën në banesën e motrës së saj, e cila jeton në të njëjtën ndërtesë me familjen e vajzës dhe e detyroi të bënte dush. Më pas ajo e sulmoi seksualisht Lolën dhe kreu akte të tjera të dhunshme ndaj saj, të cilat rezultuan në vdekjen e saj.

 

E mitura u gjet e lidhur në një valixhe plastike në oborrin e një pallati pranë shtëpisë së saj. Trupi i saj u gjymtua dhe numrat 1 dhe 0 iu gjetën “të ngulitura” në gjoks. Pak kohë para krimit, kamera e sigurisë kishte regjistruar vrasësen e dyshuar dhe viktimën duke hyrë në pallatin ku jetonte 12-vjeçarja me prindërit e saj, në verilindje të kryeqytetit francez.

 

Sipas dëshmive, vajza është dërguar në bodrumin e ndërtesës ku është torturuar, përdhunuar dhe mbytur para se t’i pritej fyti. E dyshuara dyshohet se vuante nga probleme të rënda psikologjike. Ajo jetonte në rrugë, por kishte të afërm dhe miq në Paris”, thotë një burim me njohuri për hetimin, sipas Daily Mail.

Latest Posts

Atanasoski: Qëndrimi i VMRO-së kundër ndryshimeve kushtetuese, kundërshtim i politikës perëndimore të Maqedonisë së Veriut

Kundërshtimi i ndryshimeve kushtetuese, nga koalicioni VMRO-DPMNE – ‘Levica’, i dy partive parlamentare që kundërshtojnë përfshirjen e bullgarëve në Preambulë, si dispozitë e të...

Ky është Refki “Papiqulo”, pronari i BMW-së së famshme dhe me 225 gjoba në sirtar

Ky është personi më i famshëm aktualisht në Prishtinë, së fundmi i njohur me nofkën “Papi Chulo”, Refki Hajzeri. 34-vjeçari prej kohësh me veturën e...

Gjendet një trup i pajetë në rrugën Shkup-Bllacë

Në rrugën magjistrale Shkup-Bllacë, rreth orës 11:30 (30.03.2023) është denoncuar se tek qarkorja në Vizbeg është gjetur një trup i pa jetë, pa kokë. Në...