Ndodh edhe kjo! Deputetin në Kosovë e sulmojnë qentë gjatë transmetimit live (VIDEO)

Gjatë një lidhje direkte sonte për T7, deputeti i “Guxo”, Burim Meta, është penguar nga disa qenë endacakë.

Derisa po fliste, Meta është penguar nga dy qenë që ishin afër.

Më pas, në video shihet që Meta mundohet t’i largojë, por ata i qëndrojnë shumë afër.

Pas një kohe, qentë u larguan, ndërsa Meta nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

“Pa rreziqe, ishte një e papritur”, tha në fund Meta.