Agim Ademi e konfirmon: Kosovë-Izraeli, me praninë e publikut

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e...

TË FUNDIT

Sekuestrohen 50.600 euro të padeklaruara në Aeroportin e Shkupit

Drejtoria Doganore njoftojnë se janë sekuestruar 50.600 euro, të cilat pasagjeri nuk i ka paraqitur te doganierët në njësinë doganore Aeroport Shkup me hyrjen...

Mariçiq: Një përpjekje kolektive për anëtarësimin në BE

Procesi i shqyrtimit u zhvillua për 15 muaj, afërsisht 100 ditë, me angazhimin e mbi 1000 pjesëmarrësve dhe përgatitjen e 850 prezantimeve dinamike në...

Grubi uron A.K.V “Emin Duraku” me rastin e 75 vjetorit të themelimit

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Emin Duraku” ka shënuar mbrëmë përmes një manifestimi 75 vjetorin e themelimit, me ç’rast pjesëarrës ishte dhe zëvendëskryeministri i...

Kaosi në Kuvend, Salianji: Rama i vuri flakën parlamentit, po funksionojnë në kushtet e një junte

Pasi buxheti u votua nen për nen në 8 minuta, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla mblli seancën plenare dhe tha se senca e radhës...

Presidentja e Kosovës: Të mos lejohet të vendosen kritere shtesë për vizat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është e rëndësishme që shtetet e Bashkimit Evropian të respektojnë rekomandimin e Komisionit Evropian, sa i përket liberalizimit të vizave, dhe “të mos lejohet në asnjë mënyrë që të vendosen kritere shtesë”.

Këto komente Osmani i bëri gjatë takimeve që zhvilloi sot me ambasadorët e akredituar në Prishtinë nga Gjermania, Italia dhe Sllovenia, të cilëve u kërkoi përkrahje në procesin e liberalizimit të vizave.

Sipas një njoftimi për media nga Presidenca e Kosovës, Osmani tha se vendosja e kritereve shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën “do të ndikonte në mohimin e një të drejte të qytetarëve tanë dhe do ta lëndonte kredibilitetin e BE-së”.

Osmani ka biseduar me ambasadorët e këtyre tri shteteve për zhvillimet politike që kanë dalë pas takimit të 13 shtatorit të grupit punues për vizat të Këshillit Evropian.

Në këtë takim, besohet se zyrtarët francezë kanë kërkuar që procesi i liberalizimit të vizave të lidhet me sistemin ETIAS. Kjo gjë është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

Pas takimit të 13 tetorit, Presidenca çeke ka thënë se në mënyrë që të ecet përpara në këtë temë, “është e domosdoshme që të qartësohen disa çështje, dhe të vazhdohet me diskutimet”.

Takimi i radhës i grupit punues për vizat i Këshillit të BE-së është paraparë të mbahet në nëntor.

Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën në vitin 2018.

Ndryshe, ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit. Ky sistem – që është krejtësisht elektronik – mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk kanë nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Shengen.

ETIAS është kërkuar që të funksionalizohet pas shqetësimeve në rritje për terrorizmin dhe krizën me migrantë në Evropë.

Procedura ligjore për të miratuar sistemin ETIAS ka nisur më 2016, dhe sistemi pritet të jetë plotësisht operacional brenda vitit 2023 – pa ndonjë datë të saktë./rel

Latest Posts

Sekuestrohen 50.600 euro të padeklaruara në Aeroportin e Shkupit

Drejtoria Doganore njoftojnë se janë sekuestruar 50.600 euro, të cilat pasagjeri nuk i ka paraqitur te doganierët në njësinë doganore Aeroport Shkup me hyrjen...

Mariçiq: Një përpjekje kolektive për anëtarësimin në BE

Procesi i shqyrtimit u zhvillua për 15 muaj, afërsisht 100 ditë, me angazhimin e mbi 1000 pjesëmarrësve dhe përgatitjen e 850 prezantimeve dinamike në...

Grubi uron A.K.V “Emin Duraku” me rastin e 75 vjetorit të themelimit

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Emin Duraku” ka shënuar mbrëmë përmes një manifestimi 75 vjetorin e themelimit, me ç’rast pjesëarrës ishte dhe zëvendëskryeministri i...

Kaosi në Kuvend, Salianji: Rama i vuri flakën parlamentit, po funksionojnë në kushtet e një junte

Pasi buxheti u votua nen për nen në 8 minuta, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla mblli seancën plenare dhe tha se senca e radhës...

Mos i humbisni

Bekim Neziri po e shndërron degën e BDI në Çair në një Institucion të mirëfilltë!

Koment – Redaksia Flaka Funksionimi i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair, po shndërrohet në model unik që duhet ndjekur nga degët e...

Ish ambasadori Misajllovski e krahason Osmanin me Kisinxherin

Këshilli Ministror i OSBE-së ka përfunduar me sukses – takim ky historik i organizatës që gjatë këtij viti u drejtua nga vendi ynë, u...

Ekzekutimi i Santiago Malkos, Blendi Teta mohon pëfshirjen: Nëse nuk i tregoja vendndodhjen e vëllezërve Duka, Martinaj më kërcënoi se do më muroste

Blendi Teta ka dëshmuar në procesin gjyqësor ku të pandehur në mungesë janë Leonard dhe Elis Duka, Fatmir Hyseni, Oltion Logu, Aleksandër Manxhaku dhe...

Dosja e Prokurorisë: Liridona Ademaj u qëllua me armë nga afërsia

Detaje të reja po dalin rreth ngjarjes tragjike e cila ndodhi në orët e mbrëmjes së 29 nëntorit, datë kjo në të cilën u...

Në tubimin e partisë së Daçiqit në Bllacë këndohet “Vuçiq o p****”

Një video nga Bllaca ku Vuçiqi fyhet rëndë tronditi koalicionin dhjetëvjeçar PPS-PSS, socialistët kërkojnë falje për videon dhe thonë se janë partner besnik. A...