BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...

Spahiu numëron projektet e realizuara nga Qeveria për Dibrën

Kryetari i degës së BDI-së në Dibër ka numëruar projektet që kjo Qeveri ka realizuar me qëllim përmirësimin e jetesës së qytetarëve të Dibrës.

Ai ka numëruar nëntë projekte duke shprehur mirënjohje për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe garniturë qeverisëse për realizimin e projekteve.

“Për të qenë konsekuent me naracionin politik , me premtimet dhe përbetimet që në çdo cikël zgjedhor kemi dhënë para elektoratit, unë si dibran dhe përfaqësues i BDI-së në Dibër, dua të shpreh mirënjohjen time për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe garniturë qeverisëse për realizimin e projekteve që me dekada të tëra kanë qenë pjesë e premtimeve parazgjedhore” shkruan Artin Spahiu, kryetar i degës së BDI në Dibër.

Prjektet që janë realizuar:

  1. Ndërtimi i Rrugës Dibër- Kërçovë si pjesë e rrugës së Arbërit;
  2. Ndryshimi i emrave të rrugëve dhe adresave të Dibrës, që kishin ngelur nga periudha komuniste dhe që edhe përpos një iniciative të mëhershme, para një viti, nga kjo garniturë qeverisëse u realizua;
  1. Shpërndarja me sukses e administratorëve që për 15 vite rrinin pa sistemuar, edhe 4 vjet të qeverisjes Zaev;
  2. Ndarjen e 3 projekteve të rëndësishme infrastrukturore vitin e kaluar, nga fondet e TAV-it;
  3. Rikthimin e zyres së Advokatit të Shtetit në Dibër pas 25 vitesh;
  4. Përfundimi i procedurave paraprake dhe fillimi i proceduravre të tenderimit për Sistemin e Vaditjes së tokave të Dibrës;
  5. Renovimi dhe krijimi i kushteve të volitshme në Shkollën e Mesme Komunale “ Penestia”;
  6. Komuna e Dibrës për herë të parë merr projekt nga Byroja për Zhvillim Rajonal për ndërtimin e rrugëve rurale.
  7. Komunikim korrekt dhe kordinim permanent me të gjithë instancat e qeverisë, si dhe shumë e shumë projekte dhe iniciativa të tjera që lidhen me mirëqenien dhe zhvillim e qytetarëve”, shkuan Artin Spahiu në rrjetet sociale.

Latest Posts

Uniformat e policisë në Maqedoni edhe në gjuhën shqipe, hyn në fuqi ligji

Hyn në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë, të cilën Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit...

Ernesti së shpejti do bëj ‘boom’ në botën e grimit, ja si

Ai është një nga artistët e grimit, ndër më të njohurit në botë. Fjala është për shqiptarin Ernest.mua, i cili po krijon brendin e tij,...

Interes ndërkombëtar për “Melian”, brande të tjera spanjolle kërkojnë të vijnë në “San Pietro Resort”

Hoteli me 5 yje “Melia” Durrës në Gjirin e Lalzit, ka ndryshuar së fundmi këndvështrimin si nga ana e tour-operatorëve por ashtu edhe të...