Saraçini: Përveç ndryshimeve kushtetuese, nevojitet edhe luftë më efikase kundër korrupsionit

Koalicioni qeveritar ndodhet para dy sfidave, të pengojë zgjerimin e ndikimit rus në Maqedoninë e Veriut dhe të bindë opozitën për të votuar ndryshimet...

MASH: Do të rinovohen mbi 100 shkolla fillore për të përmirësuar aksesueshmërinë dhe kushtet higjienike-sanitare

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdimisht investon në arsimin inkluziv. Ndërtimi i sistemit arsimor më të mirë nënkupton ofrimin e mundësive për çdo fëmijë, sipas potencialit të tij, në përputhje me  njohuritë dhe aftësitë që i nevojiten për të qenë pjesëmarrës i rëndësishëm dhe aktiv në jetën shoqërore. Për këtë qëllim janë përzgjedhur 118 shkolla fillore, nga të gjitha komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilat do të realizohen intervenime  për përmirësimin e aksesit deri te dhe në objekte, si dhe për përmirësimin e kushteve higjenike -sanitare.

Ekipi i Ministrisë së bashku me ekspertë, në bazë të kritereve që kanë të bëjnë me përmbushjen  dhe shfrytëzimin e kapaciteteve, inspektuan gjendjen në të cilën ndodhen dhe përzgjodhën objektet shkollore në të cilat do të ndërtohen rampat hyrëse, do të rinovohen  nyjet sanitare dhe do të ndërtohen tualete të posaçme për fëmijët me zhvillim atipik, ndërsa në disa shkolla do të rinovohet zdrukthtaria e brendshme dhe dyshemetë

Në këtë aktivitet për krijimin e shkollave pa barriera, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka mbështetjen e Bankës Botërore, në kuadër të Strategjisë së re katërvjeçare të Bankës për partneritet me vendin për periudhën 2019-2023.

Rikonstruksioni i shkollave është pjesë e Projektit për avancimin e arsimit fillor, qëllimi kryesor i të cilit është përmirësimi i kushteve të mësimit në arsimin fillor në vend. Vlera e përgjithshme e projektit është 21.5 milionë euro dhe i njëjti do të realizohet përmes Njësisë për menaxhimin e  projekteve në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Latest Posts

Pritja për presidentin austriak, Grubi: Përkrahja në procesin e integrimit europian ka qenë gjithnjë e fuqishme

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, shoqëruar nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski si dhe ministra të tjerë kanë pritur në takim presidentin austriak Alexander...

Kërcet arma në Kavajë/ Humbin jetën dy persona (EMRAT)

Dy persona kanë humbur jetën në Kavajë pas përplasjes me njëri-tjetrin në ambientet e një lokali.   Edmond Gosa nga Kavaja ka qëlluar me armë...

Parandalohet sulmi terrorist në Greqi/ Policia arreston dy pakistanezë

Një sulm terrorist është shmangur në shtetin fqinj, Greqinë.   Policia e antiterrorit ka vënë në pranga dy shtetas pakistanezë, të cilët janë vënë nën...