Përplasje të ashpra në OKB, deputetja shqiptare: Më keni vrarë babain, ky mbiemër është njollë e zezë

Pasditen e djeshme është mbajtur mbledhja e Këshillit të sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuaranë lidhje me raportin 6-mujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për situatën në Kosovë.

Mbledhja është shoqëruar me debate të ashpra, teksa ka pasur përplasje mes kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla dhe përfaqësuesit të Serbisë, Nikolla Selakoviç. Teksa ky i fundit ka ngritur akuza se Prishtina zyrtare po përgatit një sulm ndaj serbëve në veri, Gërvalla ka reaguar ashpër, duke përmendur se babai i saj është vrarë gjatë luftës nga serbët.

Selakoviç: “Prishtina dhe Albin Kurti po konstruktojnë bazën e re për njësinë speciale. Cila është arsyeja e këtij veprimi. A nuk po përgatiten ata për një agresion ndaj serbëve që jetojnë në ato vende.”

“Ma përmendni vetëm mbiemrin Schwarz që është i burrit tim. Unë e kam mbiemrin Gërvalla. Por, ka arsye shumë të mira që nuk mund ta përmend [Selakoviç] atë mbiemër. Ka qenë Beogradi që ka dëbuar babain tim nga Kosova. Ai ka qenë gazetar dhe shkrimtar, por është vrarë nga shërbimi i sigurimit të Serbisë. Për këtë arsye ju e keni problem ta përmendni atë mbiemër. Është vrimë e zezë për ndërgjegjen e Serbisë ky mbiemër”- deklaroi Gërvalla.