BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...

Autobusët rifilluan qarkullimin, Qyteti i Shkupit ridestinoi 2 milionë euro për pagat e NTP-së

Rreth 2 milionë euro janë ridestinuar nga projektet tjera nga buxheti i Qytetit të Shkupit për pagat në NTP “Shkup”. Në seancën e sotme të jashtëzakonshme, Këshilli i Qytetit miratoi vendim që të ridestinohen 133 milionë denarë që të munden të paguhen të punësuarit. Pas kësaj, autobusët e transportit publik filluan që të qarkullojnë nëpër qytet, pasi që prej mëngjesit nuk kanë dalë prej garazheve.

Nga NTP “Shkup” konfirmuan se autobusët pasdite sërish kanë filluar të qarkullojnë në të gjitha linjat, sipas orarit të qarkullimit.

Seanca, për dallim prej dje, kaloi pa përleshje mes përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së dhe kryetares së Shkupit, Danella Arsovska. Të gjithë e pranuan vendimin për ridestinim të mjeteve.

Kryetarja, Danella Arsovska, nga foltorja sot nuk është grindur me këshilltarët, por i ka lutur që të gjithë bashkë të gjejnë mënyrë që t’i ndihmojnë ndërmarrjes.

“Kjo është hera e parë në historinë e Maqedonisë që të dilet në grevë për 5 ditë vonesë të rrogës. Por, Qyteti deri vonë ka punuar dhe gjeti zgjidhje që të sigurohen para për këto njerëz të cilët punojnë çdo ditë. NTP me dekada është humbës dhe askush 30 vite nuk e ka ndryshuar këtë situatë. Të gjithë ata që janë anëtarë të bordeve drejtuese bartin gjithashtu përgjegjësi për këtë situatë. Tani, ju lus që të gjithë të votoni për këtë vendim dhe në të ardhmen bashkë të punojmë për zgjidhje ne problemeve të cilat zvarriten me vite”, tha Arsovska.

Përndryshe, tabelat me informacion për oraret në stacionet e autobusëve sot kanë lajmëruar ardhjen e autobusëve të NQP-së të cilët sot paradite mbetën të parkuar në bazë. Për herë të parë në historinë e tij që kur ka transport publik, kryeqyteti mbeti pa transport publik. Sindikalistët e NQP-së njoftuan se do të vazhdojnë me protestat deri në pagimin e rrogës, ndërsa qytetarët që nuk kanë mundësi të udhëtojnë me makina, në vend të autobusëve nga stacionet e autobusëve largohen me taksi ose në këmbë.

Latest Posts

Putin: Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë,...

Uniformat e policisë në Maqedoni edhe në gjuhën shqipe, hyn në fuqi ligji

Hyn në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë, të cilën Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit...

Ernesti së shpejti do bëj ‘boom’ në botën e grimit, ja si

Ai është një nga artistët e grimit, ndër më të njohurit në botë. Fjala është për shqiptarin Ernest.mua, i cili po krijon brendin e tij,...