BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...

Escobar: Një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë është çështje javësh

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë, është çështje javësh dhe jo vitesh. Në një intervistë për median kosovare Kanal10, Escobar tha se  u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesve të vendosin afatet kohore.

“Unë i kam dëgjuar kolegët e mi evropianë të flasin se kjo është çështje javësh dhe jo vitesh. Për një marrëveshje, për rrugën përpara. Prandaj, përtej kësaj u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesit që të vendosin afate kohore, por duhet të jetë e shpejtë”.

“Duke marrë parasysh kontekstin e asaj që po ndodhë, secili duhet të marrë përgjegjësi për të krijuar stabilitet, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon.”, ka deklaruar Escobar.

Gjatë intervistës Escobar ka folur edhe në lidhje me propozimin franko-gjerman mbi arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Prishtinës e Beogradit, ku theksoi se ajo që propozohet nga shtetet europiane për dialogun, duhet të merret seriozisht.

“Ne do ta mbështesim këtë. Ne mendojmë, se sikurse na është shpjeguar, ky propozim do të nënkuptonte angazhim dhe integrim më të afërt të Kosovës, dhe potencialisht Serbisë, në integrimet euro-atlantike…Po, e mbështesim plotësisht. Dhe, më duhet të shtoj se ne gjithmonë e kemi përkrahur njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe ne do ta mirëprisnim në OKB dhe në të gjitha strukturat tjera evropiane.”, ka deklaruar Escobar në Kanal10.

Latest Posts

Putin: Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë,...

Uniformat e policisë në Maqedoni edhe në gjuhën shqipe, hyn në fuqi ligji

Hyn në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë, të cilën Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit...

Ernesti së shpejti do bëj ‘boom’ në botën e grimit, ja si

Ai është një nga artistët e grimit, ndër më të njohurit në botë. Fjala është për shqiptarin Ernest.mua, i cili po krijon brendin e tij,...